And they swear by Allah their strongest oaths that if you ordered them, they would go forth [in Allah's cause]. Say, "Do not swear. [Such] obedience is known. Indeed, Allah is [fully] Aware of that which you do." (An-Nur [24] : 53)
Sherif Ahmeti:
Ata (hipokritët) betohen me një betim të fortë në All-llahun se sikur t’i urdhëroshe ti, ata gjithsesi do të dilnin në (për në luftë). Thuaj: “Mos u betoni” Bindja është ditur, (ju vetëm me gojë thoni e jo me zemër). S’ka dyshim, All-llahu hollësisht di çka vepron (An-Nur [24] : 53)
1 Feti Mehdiu
Betohen në All-llahun me betimin më të rëndë, se në qoftë se ti u urdhëron, me siguri, do të dalin (në luftë). Thuaju: “Mos bëni be”, dihet se çka kërkohet prej jush; All-llahu është i informuar se çka punoni ju
2 Hassan Efendi Nahi
Ata (hipokritët) betohen për Allahun me deklarata solemne, se po t’i urdhërosh ata (o Muhamed), që të shkojnë në luftë - ata me siguri do të shkojnë. Thuaj: “Mos u betoni! Ju kërkohet bindja e jo betimi. Vërtet, Allahu e di me hollësi gjithçka që ju bëni.”
3 Tafsir as-Saadi
Ata (hipokritët) betohen me betime të forta në Allahun se nëse do t’i urdhëroje ti, ata do të dilnin në luftë. - Allahu na njofton për sjelljen e kundërshtarëve të Profetit (a.s) përkundrejt xhihadit. Ata janë ose munafikë, ose njerëz që kanë iman të dobët dhe zemër frikacake. Këto grupe shtiren para Profetit dhe besimtarëve se janë luftëtarë trima dhe sypatrembur. Ata hiqen sikur janë të bindur ndaj Profetit në çdo çështje që ai urdhëron. Ata thonë: "... nëse do t’i urdhëroje ti, ata do të dilnin në luftë." Pra, nëse do t’i urdhërosh, kanë për t’u bindur. Nëse i urdhëron për të dalë në luftë, ata do të të përgjigjen menjëherë. Me këtë kuptimin e dytë, ata sikur justifikoheshin për mospjesëmarrje për shkak se nuk u kishte ardhur urdhri i qartë. Por kuptimi i parë është më i qartë, pra: në të ardhmen, nëse na urdhëron, do të na shohësh se si do të të ndjekim e luftojmë së bashku me ty. Por Allahu i Madhëruar ua kthen atyre dhe thotë:
Thuaj: “Mos u betoni! Dihet bindja juaj.” - Allahu nuk ka nevojë për betimet dhe justifikimet tuaja dhe as Profeti e besimtarët. Allahu i Lartësuar na ka njoftuar rreth jush dhe për çdo imtësi të gjendjes suaj. Sjellja dhe “bindja” që ofroni ju është e qartë për ne. Ne e kemi parë dembelizmin e mosbindjen tuaj të pajustifikueshme edhe më herët, prandaj nuk ka asnjë kuptim ky betim i juaji. Ai mund t’i vlejë dikujt tjetër, që vërtet mund të ketë ndonjë lloj justifikimi dhe që më parë e ka treguar veten dhe trimërinë e tij. Mbase këtij lloji mund t'i vlejë justifikimi, ndërsa juve nuk ju vlen aspak. Mbi ju pritet veçse të godasë zemërimi dhe dënimi i Zotit. Prandaj Zoti i kërcënon më pas:
“Nuk ka dyshim se Allahu e di mirë atë që bëni ju.” - Ai do t’ju japë për këtë dënimin e merituar.