Who will bring you every learned, skilled magician." (Ash-Shu'ara [26] : 37)
Sherif Ahmeti:
Që t’i sjellin të gjithë magjistarët e dijshëm këtu (Ash-Shu'ara [26] : 37)
1 Feti Mehdiu
Tërë magjistarët e dijshëm, t’i sjellin këtu”
2 Hassan Efendi Nahi
që të t’i sjellin ty të gjithë magjistarët e dijshëm”.
3 Tafsir as-Saadi
Ata i thanë: "Lëre atë dhe vëllanë e tij për më vonë dhe dërgo lajmëtarë nëpër qytete, që t’i sjellin të gjithë magjistarët e ditur këtu! - Largoji tani për tani dhe kërko prej tyre një afat. Dërgo nëpër qytete lajmëtarë, që të mbledhin njerëz dhe të gjejnë magjistarët më të zotë dhe të ditur. Ata i propozuan që të mblidhte magjistarët më të zotë dhe më të ditur, se kështu do të gjykonin drejt dhe do të përballeshin më mirë me ata të dy. Meqë ata të dy konsideroheshin magjistarë, atëherë kundër tyre duhet të vendoseshin magjistarë të ditur, duke i luftuar në të njëjtën lëmi. Allahu e bëri të mundur një takim të tillë si mëshirë dhe butësi për njerëzit, që ata të shihnin qartë dinakërinë e Faraonit dhe faktin se akuzat dhe trillimet e këtij injoranti dhe të humburi ishin të padrejta dhe devijuese nga e vërteta. Ai i solli kushtet në mënyrë të tillë që të mblidheshin më të famshmit magjistarë dhe sa më shumë njerëz. Kështu, e vërteta do të shfaqej më e qartë për njerëzit dhe do të zhdukej e kota. Me këtë përballje të hapur, edhe ekspertët e fushës do të gjykonin dhe do të pranonin se ajo që solli Musai nuk ishte magji dhe se pretendimet e Faraonit ishin thjesht mashtrime. Të diturit dhe të urtët do të pranojnë se ajo që solli Musai ishte e vërteta. Kështu, Faraoni e pranoi propozimin e tyre dhe nxori ndër qytete njerëz për të mbledhur magjistarët. Ai investoi dhe u përpoq shumë në këtë çështje.