I found her and her people prostrating to the sun instead of Allah, and Satan has made their deeds pleasing to them and averted them from [His] way, so they are not guided, (An-Naml [27] : 24)
Sherif Ahmeti:
Madje takova atë dhe popullin e saj se adhurojnë diellin e jo All-llahun, po djalli ua kishte hijeshuar atë veprim të tyre dhe i kishte shmangur rrugës së drejtë, andaj ata nuk gjejnë udhëzim (An-Naml [27] : 24)
1 Feti Mehdiu
Kam parë se ajo dhe populli i saj adhurojnë diellin, e jo All-llahun, - djalli ua ka stolisur sjelljet e tyre dhe i ka shmangurnga rruga dhe ata nuk janë të udhëzuar
2 Hassan Efendi Nahi
Kam parë se ajo dhe populli i saj adhuronin Diellin e jo Allahun. Djalli ua paraqiste të bukura sjelljet e tyre, duke i larguar nga rruga e drejtë, prandaj nuk ishin të udhëzuar.
3 Tafsir as-Saadi
Gjithashtu, pashë që ajo dhe populli i saj adhuronin Diellin e jo Allahun. - Ata ishin popull idhujtar, që adhuronin diellin.
Shejtani ua kishte hijeshuar veprat në sytë e tyre dhe i kishte larguar nga rruga... - Ata pandehnin se ishin në të drejtën.
... kështu që ata nuk e kishin gjetur udhën e drejtë. - Sepse ai që mendon se është në të drejtën nuk ia hedh sytë asnjë ftese tjetër dhe nuk ka shpresë në udhëzimin e tij, derisa të mendojë seriozisht dhe me objektivitet.