So when they came to Solomon, he said, "Do you provide me with wealth? But what Allah has given me is better than what He has given you. Rather, it is you who rejoice in your gift. (An-Naml [27] : 36)
Sherif Ahmeti:
E kur i erdhi ajo Sulejmanit, ai tha: “A me pasuri më ndihmoni mua? E atë që All-llahu më ka dhënë mua është shumë më e dobishme nga ajo që u ka dhënë juve! Por ju krenoheni me dhuratat tuaja!” (An-Naml [27] : 36)
1 Feti Mehdiu
Por, kur ky erdhi para Sulejmanit, ai i tha: “A mua më ofroni peshqeshe për të më përfituar? Ajo që All-llahu më ka dhënë mua është më e mirë se ajo që u ka dhënë juve. Ju u gëzoheni dhuratave tuaja
2 Hassan Efendi Nahi
Kur erdhën (të deleguarit), Sulejmani tha: “A mos doni të më ndihmoni me pasuri?! Ajo që më ka dhënë Allahu, është më e mirë nga ajo që ju ka dhënë juve. Por ju gëzoheni me dhuratën tuaj.
3 Tafsir as-Saadi
Kur (të dërguarit) shkuan te Sulejmani, ai tha: “Vallë, me pasuri do të më joshni mua?!”” - Kur të dërguarit e mbretëreshës shkuan tek Sulejmani me dhuratat e saj Sulejmani e refuzoi i zemëruar, sepse ata nuk i qenë përgjigjur ftesës. Ai u tha:
“Ajo që ma ka dhënë Allahu mua, është shumë më e mirë se ajo që jua ka dhënë juve.” - Këto dhurata nuk më bëjnë asnjë përshtypje, sepse ato që më ka dhuruar Allahu janë shumë më të mira se ajo që keni ju.
“Jeni ju ata që gëzoheni me dhurata!” - Ju gëzoheni e mashtroheni me dhurata, sepse ju e doni këtë dynja. Ato që keni në duart tuaja janë shumë më të pakta se ato që Zoti më ka dhënë me bujarinë e Tij. Pastaj i dha korrierit këtë mesazh gojarisht, pa e shkruar, duke vërejtur se ishte i mençur dhe do ta përcillte me saktësi: