And the heart of Moses' mother became empty [of all else]. She was about to disclose [the matter concerning] him had We not bound fast her heart that she would be of the believers. (Al-Qasas [28] : 10)
Sherif Ahmeti:
E zemra e nënës së Musait agoi e zbrazët (kur kuptoi se ka rënë në duar të faraonit) dhe gati ta zulojë atë (fëmijën), sikur të mos ia forconim Ne zemrën e saj që të bëhet e bindur (në premtimin e All-llahut) (Al-Qasas [28] : 10)
1 Feti Mehdiu
Dhe zemra e nënës së Musaut mbeti e zbrazët, përpak sa nuk e shfaqi, sikur të mos ia kishim forcuar zemrën dhe bërë besimtarë
2 Hassan Efendi Nahi
Ndërkohë, zemra e nënës së Musait u bë si të ishte e zbrazët. Edhe pak dhe çdo gjë do të zbulohej, sikur të mos ia kishim forcuar Ne zemrën, që të bëhej besimtare e vërtetë.
3 Tafsir as-Saadi
Zemra e nënës së Musait ndjeu një zbrazëtirë (kur kuptoi se djali kishte rënë në duar të Faraonit) - Kur Musai i vogël në atë sunduk u largua nga sytë e nënës, ajo u dëshpërua dhe zemrën e saj e kaploi një frikë e madhe. Allahu e tregon këtë frikë kur tha e përshkroi se zemra e saj u boshua nga frika dhe meraku për foshnjën e saj. Kjo është natyra e dobët njerëzore, edhe pse Zoti e ndaloi nga frika dhe trishtimi dhe i premtoi se do t’ia kthente në gjirin e saj të sigurt.
dhe gati sa nuk e zbuloi atë (fëmijën), - Pra, gati e shfaqi atë që fshihte në zemrën e saj.
...sikur Ne të mos ia kishim forcuar zemrën (me besim) - Por Allahu e forcoi dhe e bëri të duronte fort, që të mos e shfaqte.
dhe të mbetej (një besimtare) e palëkundur. - Allahu e ndihmoi të bënte durim dhe të bëhej besimtare e sinqertë. Nëse robin e godet një fatkeqësi dhe bën durim duke i qëndruar bazave të besimit, kjo do të bëhet shkak që besimi i tij të shtohet e të forcohet. Nga ana tjetër, kur robi vazhdon të ankohet dhe nuk bën durim, kjo tregon për dobësinë e besimit të tij.