And [mention] the Day He will call them and say, "What did you answer the messengers?" (Al-Qasas [28] : 65)
Sherif Ahmeti:
Dhe ditën kur (All-llahu) i thërret ata e u thotë: “Çfarë përgjigje u keni dhënë të dërguarve? “ (Al-Qasas [28] : 65)
1 Feti Mehdiu
dhe atë ditë kur i thërret dhe u thotë: “Ç’ju keni përgjegjur profetëve?”
2 Hassan Efendi Nahi
Atë Ditë, Ai do t’i thërrasë, duke u thënë: “Ç’përgjigje iu dhatë të dërguarve?”
3 Tafsir as-Saadi
Atyre do t'u thuhet: “Lutjuni zotave tuaj!”. - Lutjuni atyre që shpresonit se do t’ju sillnin ndonjë të mirë. Atyre u thuhet që t’u luten idhujve në atë kohë të vështirë dhe kur janë në nevojë të madhe; në atë kohë kur adhuruesi i lutet të adhuruarit të tij për shpëtim.
Ata do t'u luten atyre, por ata nuk do t'u përgjigjen dhe do të shohin dënimin. - Ata do t’u luten për t’u sjellë ndonjë të mirë ose për të larguar dënimin, që i ka mbuluar, por: "...ata nuk do t'u përgjigjen dhe do të shohin dënimin." Atëherë do ta mësojnë e do të binden se ata ishin mashtrues dhe trillues, që e meritojnë ndëshkimin. Ata do ta shohin me sy dënimin që u afrohet e që do t’i përpijë. Do ta shohin me sytë e ballit atë që kanë mohuar se do të ndodhte.
Ah, sa do të dëshirojnë të kishin qenë në Rrugën e Drejtë! Atë ditë, Ai (Allahu) do t’u thërrasë atyre e do t’u thotë: “Ç'përgjigje u keni dhënë të dërguarve të Mi?” - A i pranuat dhe besuat mesazhin e tyre, apo i quajtët gënjeshtarë dhe e refuzuat rrugën dhe mesazhin e tyre?
Atë ditë, ata nuk do të mund të gjejnë përgjigje dhe as të pyesin njëri-tjetrin. - Ata të mjerë nuk e kanë menduar përgjigjen për këte pyetje dhe nuk mund të gjejnë të vërtetën në atë pyetje. Dhe dihet mirë se, në atë çast të shpëton veçse përgjigjja e saktë, që është sipas punëve dhe gjendjes së tyre. Përgjigjja e saktë është e mundur nga dikush që i është përgjigjur ftesës së profetëve me iman të saktë dhe vepra të mira, duke u nënshtruar të adhurojë Zotin sipas Shpalljes së Tij. Por ata të mjerë, që i kanë mohuar profetët dhe ishin kundërshtarë dhe armiq të ftesës së tyre, nuk mund të thonë asnjë fjalë. Në atë kohë është e pamundur që të pyesin njëri-tjetrin për të mësuar se si mund të përgjigjen për këtë çështje, edhe nëse do të mundoheshin të mashtronin.