Wa awhainaaa ilaaa ummi Moosaaa an ardi'eehi faizaa khifti 'alaihi fa alqeehi filyammi wa laa takhaafee wa laa tahzaneee innaa raaaddoohu ilaiki wa jaa'iloohu minal mursaleen (al-Q̈aṣaṣ 28:7)
And We inspired to the mother of Moses, "Suckle him; but when you fear for him, cast him into the river and do not fear and do not grieve. Indeed, We will return him to you and will make him [one] of the messengers." (Al-Qasas [28] : 7)
Sherif Ahmeti:
Ne nënën e Musait e inspiruam: t’i japë atij gji, e kur të keshë frikë për të, atëherë atë hidhe në lumë, e mos u frikëso as mos u pikëllo, se Ne do ta kthejmë atë ty dhe do ta bëjmë atë nga të dërguarit (Al-Qasas [28] : 7)
1 Feti Mehdiu
Ne e frymëzuam nënën e Musaut: “Jepi gji, por kur të frikësohesh për të, hudhe në lum dhe mos ki frikë as mos u pikëllo! Ne, me siguri, do ta kthejmë dhe atë do ta bëjmë profet”
2 Hassan Efendi Nahi
Kështu, Ne e frymëzuam nënën e Musait: “Jepi gji atij dhe, kur të trembesh për sigurinë e tij, hidhe në lumë, pa pasur frikë dhe as dëshpërim. Me siguri që Ne do të ta kthejmë ty atë dhe do ta bëjmë të dërguar.”
3 Tafsir as-Saadi
Kështu, Ne e frymëzuam nënën e Musait: "Jepi gji atij! - Ajo ishte periudha e frikshme kur vriteshin të gjithë fëmijët meshkuj. Allahu e frymëzoi nënën e Musait që t’i jepte gji fëmijës së saj dhe ta mbante pranë.
Kur të ndiesh rrezikun për të, atëherë hidhe në lumë dhe mos u frikëso e as mos u pikëllo... - Pra, kur ta ndiesh se kanë rënë në gjurmë të tij dhe kur të vijnë për ta therur, atëherë: "...hidhe në lumë dhe mos u frikëso e as mos u pikëllo..." Pra, hidhe në lumin Nil, në një sënduk të mbyllur.
...sepse Ne do ta kthejmë atë tek ti dhe do ta bëjmë nga të dërguarit Tanë. - Kështu ia mbushi zemrën Allahu i Lartësuar asaj nëne me këtë lajm të mirë. Ai e përgëzoi se do t’ia kthente djalin në gjirin e saj, do ta ruante nga çdo e keqe dhe kurth i Faraonit dhe do ta bënte një profet të madh dhe të zgjedhur. Këto ishin përgëzimet më të mëdha. Allahu i Madhëruar dhe i Gjithëmëshirshëm i hodhi këto përgëzime në zemrën e nënës, që ajo të forcohej dhe të bëhej e qëndrueshme, që të qetësohej dhe t'i largohej frika që e kishte pushtuar. Ajo ishte shumë e frikësuar për të birin e saj dhe veproi ashtu si u inspirua dhe u urdhërua nga Zoti. Ajo e hodhi fëmijën në lumë dhe Zoti u kujdes për të.