And fear the Fire, which has been prepared for the disbelievers. (Ali 'Imran [3] : 131)
Sherif Ahmeti:
Dhe ruajuni zjarrit që është përgaditur për pabesimtarët (Ali 'Imran [3] : 131)
1 Feti Mehdiu
Dhe ruajuni nga zjarri që është përgatitur për mosbesimtarët
2 Hassan Efendi Nahi
dhe ruajuni zjarrit, i cili është përgatitur për jobesimtarët!
3 Tafsir as-Saadi
Ruajuni Zjarrit, që është përgatitur për jobesimtarët! – Pra, kur Allahu i Lartësuar na porosit që t'i ruheni Zjarrit që është përgatitur për mohuesit, kjo nënkupton që, fillimisht, ne duhet të besojmë, dhe pastaj të largohemi nga gjithçka që të fut në Zjarr. Veprat që çojnë në Xhehenem janë të shumta dhe të larmishme, duke filluar nga kufri e shirku, dhe duke vazhduar me gjynahet dhe padrejtësitë e të gjitha llojeve. Të gjitha gjynahet pa përjashtim, sidomos ato të mëdhatë, të çojnë drejt kufrit. Ato janë tipare dalluese ose elementë të kufrit, dhe Zjarri është përgatitur për ata që kanë cilësitë e kufrit. Ata që kryejnë gjynahe afrohen ngadalë-ngadalë drejt Zjarrit, që është përgatitur për qafirët. Ndërsa largimi nga gjynahet të shpëton nga Xhehenemi dhe të ruan nga zemërimi i të Plotfuqishmit Madhështor dhe Krenar. Veprat e mira dhe bindja ndaj Allahut të Lartësuar sjellin kënaqësinë e Tij dhe hyrjen në Xhenetin e përjetësisë dhe të mëshirës. Prandaj i Lartësuari, menjëherë pas kërcënimit me Zjarr, sjell një përgëzim dhe shkakun që e bën atë të mundur: