Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit, që të mëshiroheni! -
Kështu, bindja ndaj Allahut të Lartësuar dhe bindja ndaj Profetit të Tij përbëjnë shkaqet që të çojnë drejt mëshirës së Rrahmanit, i Cili thotë në disa ajete të tjera: “Cakto për ne atë që është e mirë në këtë Botë dhe në Botën tjetër! Ne jemi kthyer (të penduar) tek Ti!” Ai tha: “Me ndëshkimin Tim godas atë që Unë dëshiroj, ndërsa mëshira Ime ka përfshirë gjithçka. Atë (mëshirë) e kam caktuar për ata që janë të devotshëm, e japin zekatin dhe për ata që besojnë në argumentet Tona, për ata që pranojnë të Dërguarin, Profetin "ummij" që nuk shkruan e nuk lexon, të cilin e gjejnë të cilësuar në Teurat dhe në Ungjill, që i urdhëron ata për të mirë dhe i ndalon nga e keqja, që u lejon ushqimet e këndshme dhe u ndalon ato të pakëndshmet, që u heq barrën e rëndë dhe prangat. Ata që besojnë në të, që e nderojnë atë, që e ndihmojnë atë dhe që veprojnë me Dritën që iu zbrit atij – këta janë ata të shpëtuarit. Thuaj: “O njerëz! Unë jam i dërguari i Allahut për të gjithë ju. Jam i dërguari i Allahut, në dorën e të Cilit është sundimi i qiejve e i tokës. Nuk ka të adhuruar tjetër me meritë veç Tij. Ai jep jetë dhe Ai jep vdekje. Besoni në Allahun dhe në të Dërguarin e Tij, Profetin "ummij" që nuk shkruan e nuk lexon, që beson Allahun dhe Shpalljet e Tij! Ndiqeni rrugën e tij, që të jeni të udhëzuar!” [Araf 156-158]. Më pas, Allahu i Lartësuar vazhdon me porosi të mrekullueshme për të arritur devotshmërinë dhe suksesin: