Allah has certainly heard the statement of those [Jews] who said, "Indeed, Allah is poor, while we are rich." We will record what they said and their killing of the prophets without right and will say, "Taste the punishment of the Burning Fire. (Ali 'Imran [3] : 181)
Sherif Ahmeti:
All-llahu ka dëgjuar fjalën e tyre që thanë: “All-llahu është i varfër e ne jemi të pasur!” Ne do të shënjojmë atë që thanë ata dhe që i mbytën pejgamberët pa kurrfarë faji, e do t’ju themi: “Vuane mundimin e djegjies së zjarrit (Ali 'Imran [3] : 181)
1 Feti Mehdiu
All-llahu i dëgjoi fjalët e atyre që thanë: “All-llahu është i varfër e ne jemi të pasur”. Ne do të shënojmë atë ç’kanë thënë, edhe mbytjen e profetërve nga ana e tyre pa asnjë faj, dhe do t’u themei: “Shijone dënimin në zjarr
2 Hassan Efendi Nahi
Sigurisht që Allahu i ka dëgjuar fjalët e atyre (çifutëve) që thanë: “Allahu është i varfër, kurse ne jemi të pasur”. Ne do ta shënojmë atë që thanë, si dhe vrasjen e profetëve nga ana e tyre pa kurrfarë të drejte dhe do t’u themi atyre: “Shijoni dënimin në zjarr!”
3 Tafsir as-Saadi
Allahu i ka dëgjuar fjalët e atyre që thanë: “Allahu është i varfër, kurse ne jemi të pasur.” Ne do ta shkruajmë atë që thanë ata, edhe vrasjen padrejtësisht të profetëve... - Allahu i Lartësuar na tregon rreth disa kryeneçëve, që thanë fjalët më të shëmtuara dhe më të pista. Ai i kërcënon shumë frikshëm ata, kur thotë se i dëgjoi fjalët e tyre dhe i ka ruajtur me përpikmëri, së bashku me veprat e tjera të këqija që ata kanë bërë, dhe do të përdoren në gjyqin kundër tyre. Ata njihen gjithashtu si vrasës dhe torturues të profetëve dhe këshilluesve, që ftonin në udhën e drejtë të Allahut të Lartësuar. Ai do t'i ndëshkojë ata me dënimin më të ashpër. Për thënien e tyre të pistë: “Allahu është i varfër, kurse ne jemi të pasur.”, ata do të dëgjojnë të dëshpëruar fjalët që do u këpusin çdo shpresë:
...dhe pastaj, do t’u themi: “Vuajeni dënimin e djegies në Zjarr!". – Dënimi el muĥriķ, domethënë, me djegie që fillon nga jashtë trupit e depërton deri në brendësi të tij, deri në zemër. Ky ndëshkim nuk është aspak padrejtësi për ta. Ai është zgjedhur dhe arritur nga vetë ata, prandaj thotë i Drejti dhe i Lartësuari: