Qul in tukhfoo maa fee sudoorikum aw tubdoohu ya'lamhul laah; wa ya'lamu maa fis samaawaati wa maa fil ard; wallaahu 'alaa kulli shai'in Qadeer (ʾĀl ʿImrān 3:29)
Say, "Whether you conceal what is in your breasts or reveal it, Allah knows it. And He knows that which is in the heavens and that which is on the earth. And Allah is over all things competent. (Ali 'Imran [3] : 29)
Sherif Ahmeti:
Thuaj: “Edhe nëse e fshefin atë që keni në zemrat tuaja ose, e publikoni, All-llahu e di gjithçka ka në qiej e ç’ka në tokë; All-llahu është i plotëfuqishëm për çdo send (Ali 'Imran [3] : 29)
1 Feti Mehdiu
Thuaj: “O e fshehët ju atë çka keni në krahërorët tuaj, o e shfaqët haptazi, All-llahu atë e di”. Ai e di çka ka në qiej dhe në tokë, All-llahu ka mundësi për gjithçka
2 Hassan Efendi Nahi
Thuaju: “Edhe nëse e fshihni atë që keni në zemrat tuaja apo e shpallni haptazi, Allahu e di atë. Ai di çfarë gjendet në qiej dhe çfarë gjendet në Tokë. Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë.”
3 Tafsir as-Saadi
Thuaj: “Edhe nëse e fshihni atë që keni në zemrat tuaja, apo e shfaqni haptazi, Allahu e di atë. Ai e di çfarë ka në qiej dhe çfarë ka në tokë. Allahu është i Plotfuqishëm për çdo gjë.” - Këtu, Allahu i Lartësuar na tregon për dijen e Tij të gjerë dhe absolute. Ai di në hollësi gjithçka që ndodh, qoftë brenda shpirtit tonë, qoftë në hapësirën e madhe të gjithësisë që Ai ka krijuar dhe përsosur. Allahu na tregon edhe për pushtetin e Tij absolut mbi gjithçka që ka krijuar dhe që e di në hollësi. Sigurisht që të tilla cilësi të të Madhëruarit na nxisin për vepra të mira. Nga ky ajet nxjerrim shumë mësime e dobi. Ai na nxit që ta pastrojmë zemrën tonë nga çdo cilësi dhe mendim i keq, sepse duke kujtuar vazhdimisht dijen dhe mbikëqyrjen absolute të Allahut të Lartësuar mbi ty, me siguri që do të ndiesh turp nëse Ai do të shohë në zemrën tënde mendime e ndjenja të shëmtuara. Një njeri që e ndien mbikëqyrjen e Allahut do t’i ketë edhe mendimet e tij për të fituar kënaqësinë e të Adhuruarit të tij. Zemra e tij do të jetë gjithnjë duke medituar mbi Librin e Allahut të Lartësuar ose për Traditën e Profetit (a.s). Ajo do të jetë gjithnjë e angazhuar që të përfitojë çdo lloj dijeje të dobishme. Atë do ta shohësh gjithmonë duke përsiatur mbi krijesat e mrekullueshme të të Madhërishmit dhe mbi mirësitë e pafundme që Ai u dhuron krijesave të Tij. Atë do ta gjesh, gjithashtu, duke këshilluar njerëzit për të kryer vepra të mira e për t’u larguar nga të këqijat. Duke përmendur cilësitë madhështore të Allahut në aspektin e dijes dhe pushtetit të Tij absolut, ky ajet na kujton se ne do të japim llogari dhe do të shpërblehemi për veprat që kryejmë, të mira apo të këqija qofshin ato. Kjo do të ndodhë Ditën e Kijametit, Ditën e Llogarisë, kur çdokush do të shpërblehet për veprat që ka bërë. Prandaj thotë i Lartësuari më tej: