O Mary, be devoutly obedient to your Lord and prostrate and bow with those who bow [in prayer]." (Ali 'Imran [3] : 43)
Sherif Ahmeti:
Oj Mejreme, vazhdoje adhurimin ndaj Zotit tënd, bën sexhde dhe falu për Zotin bashkë me ata që falen (Ali 'Imran [3] : 43)
1 Feti Mehdiu
Oj Merjeme, jij e përulur ndaj Zotit tënd dhe bëni sexhde, edhe falu me ata që e kryejnë të falurit (namazin)
2 Hassan Efendi Nahi
O Merjeme! Bindju Zotit tënd! Bëj sexhde dhe përkulu në ruku bashkë me ata që përkulen (duke adhuruar Allahun)!”
3 Tafsir as-Saadi
“O Merjeme! Adhuroje Zotin tënd me përkushtim! Bëj sexhde (e ruku) dhe falu për Zotin tënd, bashkë me të tjerët që falen!” - Pas mirësisë që i dhuroi, Allahu i Lartësuar e urdhëroi Merjemen, së pari, për adhurim të vazhdueshëm, duke qenë gjithnjë e bindur ndaj Tij, e motivuar nga dashuria dhe e mbushur me përulësi. Së dyti, Allahu e urdhëroi Merjemen për të falur namaz. Është përmendur në mënyrë të veçantë sexhdeja dhe rukuja, sepse ato janë shprehje të nënshtrimit dhe përuljes së thellë ndaj Allahut të Lartësuar. Në të vërtetë, Merjemeja i kreu të gjitha porositë e Zotit, duke treguar qartë bindjen e saj të plotë dhe adhurimin e sinqertë për Krijuesin e saj, për Allahun e Lartësuar. Ishte Allahu i Lartësuar që i tregoi Profetit të Tij të mëshirës, Muhamedit (a.s.), rreth këtyre ngjarjeve të hershme e të panjohura asokohe. Profeti (a.s.) nuk kishte asnjë mënyrë e mundësi për të njohur ato ngjarje të vërteta, prandaj i Lartësuari thotë: