Wa min Aayaatihee yureekumul barqa khawfanw wa tama'anw wa yunazzilu minas samaaa'i maaa'an fa yuhyee bihil arda ba'da mawtihaaa inna fee zaalika la Aayaatil liqawminy ya'qiloon (ar-Rūm 30:24)
And of His signs is [that] He shows you the lightning [causing] fear and aspiration, and He sends down rain from the sky by which He brings to life the earth after its lifelessness. Indeed in that are signs for a people who use reason. (Ar-Rum [30] : 24)
Sherif Ahmeti:
Nga argumentet e Tij është edhe ajo që ua dëfton vetëtimën edhe frikë e dhe si shpresë, dhe nga qielli lëshon shi e me të e ngjall tokën pas vdekjes së saj. Në këtë ka argumente për një popull që di të mendojë (Ar-Rum [30] : 24)
1 Feti Mehdiu
Është edhe një tjetër argument i tij, ai që u tregon vetëtimën edhe për frikë edhe për shpresë; lëshon edhe shiun nga qielli dhe me të e ngjallë tokën pas vdekjes së saj. Këto janë, pa dyshim, mësime për njerëzit që kuptojnë
2 Hassan Efendi Nahi
Gjithashtu, prej shenjave të Tij janë paraqitja e vetëtimës si frikë e shpresë dhe dërgimi i shiut prej qiellit, që nëpërmjet tij të gjallërohet toka pas shkretimit të saj. Sigurisht, në këtë ka shenja për njerëzit që mendojnë.
3 Tafsir as-Saadi
Nga argumentet e Tij është edhe vetëtima që Ai jua tregon për t'ju frikësuar dhe për të shpresuar dhe nga qielli lëshon shi, me të cilin e ngjall tokën pasi ka vdekur. - Nga shenjat e Tij është edhe zbritja e shiut nga qielli, nëpërmjet të cilit marrin jetë vendet dhe gjallesat. Përpara se të zbresë shiun, Ai ju nxjerr disa shenja, rrufenë dhe bubullimën, nga e cila njerëzit frikësohen, por edhe u ngjall shpresë për shiun që pritet më pas.
Në këtë ka argumente për një popull që mendon. - Të gjitha këto tregojnë për bamirësinë gjithëpërfshirëse, diturinë e gjerë të Allahut dhe perfeksionin në të cilën Ai krijoi çdo gjë. Ato tregojnë, gjithashtu, edhe për urtësinë e Tij dhe se Ai do t'i ngjallë të vdekurit, ashtu siç e ngjall tokën pasi është shkretuar dhe ka vdekur. Por kush i sheh këto ajete dhe përfiton prej tyre? Allahu i Lartësuar thotë: "Në këtë ka argumente për një popull që mendon." Pra, vetëm ata që kanë logjikë e mend në kokë, që të kuptojnë e përfitojnë nga ato që dëgjojnë e shohin. Këta arrijnë që t’i fiksojnë këto ajete, dhe pastaj të argumentojnë nëpërmjet tyre.