So be patient. Indeed, the promise of Allah is truth. And let them not disquiet you who are not certain [in faith]. (Ar-Rum [30] : 60)
Sherif Ahmeti:
Ti pra bën durim, pse premtimi i All-llahut është i saktë, e kurrsesi të mos luhasin ty ata që janë të dyshimtë (Ar-Rum [30] : 60)
1 Feti Mehdiu
Por ti jij i durueshëm! Premtimi i All-llahut është me të vërtetë i saktë dhe në asnjë mënyrë mos të dobësojnë ata të cilët nuk janë të bindur
2 Hassan Efendi Nahi
Duro (o Muhamed), se, me siguri, premtimi i Allahut është i vërtetë dhe s’ke pse të humbasësh durimin kurrsesi nga ata që nuk besojnë!
3 Tafsir as-Saadi
Prandaj, bëj durim, sepse premtimi i Allahut është i vërtetë... - Ki durim për të zbatuar urdhëresat e Zotit dhe në përpjekjet për të ftuar njerëzit në rrugën e Tij. Nëse ata kundërshtojnë, mos u dëshpëro dhe mos ndalo nga rruga jote! Gjithmonë mbaj mend se: premtimi i Allahut është i vërtetë. Për këtë nuk ka asnjë dyshim. Kujtimi i vazhdueshëm i këtij fakti është një ndihmë e madhe dhe një nxitje e fortë e durimit. Kur njeriu sigurohet se veprat e tij kurrë nuk do të humbasin, por do të gjejnë të plotë shpërblimin, i duket e lehtë dhe e përballueshme çdo vështirësi e vuajtje gjatë rrugës. Çdo gjë e vështirë i bëhet e thjeshtë dhe çdo punë e madhe që kryen i duket e vogël dhe e pakët, prandaj punon gjithmonë e më shumë.
... e kurrë mos lejo të të lëkundin vendosmërinë ata që kanë dyshime! - Këta kanë iman të dobët dhe nuk kanë siguri, prandaj dhe qëllimet i kanë të ulta dhe durimin e pakët. Kurrë mos të të plogështojnë dhe frenojnë këta lloj njerëzish! Nëse nuk tregohesh i kujdeshëm me ta, do të të plogështojnë dhe do të të bëjnë të paqëndrueshëm në zbatimin e urdhëresave. Dobësia e shpirtit njerëzor i ndihmon ata, ndaj të shtyjnë që t'u përgjasosh dhe t’i miratosh ata. Ajeti tregon se çdo besimtar i mirë që ka siguri të fortë në besim dhe gëzon një mendje të shëndoshë, e ka të lehtë të jetë i durueshëm dhe këmbëngulës në jetën sipas fesë së tij. Ndërsa ai që është i dobët në sigurinë dhe logjikën e tij, është i dobët edhe në durimin për të jetuar sipas fesë së tij. I pari është si thelpinjtë e arrës, ndërsa i dyti është si lëvozhga e saj! E lus Allahun të na ndihmojë e të na ruajë!