It is Allah who created the heavens and the earth and whatever is between them in six days; then He established Himself above the Throne. You have not besides Him any protector or any intercessor; so will you not be reminded? (As-Sajdah [32] : 4)
Sherif Ahmeti:
All-llahu është Ai që krijoi qiejt dhe tokën dhe gjithë ç’ka ndërmjet tyre, brenda gjashtë dite, pastaj mbizotëroi Arshin. Përveç Tij nuk keni ndonjë ndihmëtar tjetër e as ndërmjetësues, pra a nuk jeni kah mendoni (As-Sajdah [32] : 4)
1 Feti Mehdiu
All-llahu është Ai i cili ka krijuar qiejt dhe tokën dhe çka ka ndërmjet tyre, për gjashtë ditë, e pastaj mbizotëroi kozmosin. Ju, përveç atij, nuk keni mbrojtës as ndërmjetës. A nuk po kujtoheni
2 Hassan Efendi Nahi
Allahu është Ai që ka krijuar qiejt dhe Tokën dhe çdo gjë që gjendet midis tyre, për gjashtë ditë, pastaj është ngritur mbi Fron. Ju nuk keni as ndihmës, as ndërmjetësues tjetër përveç Atij. Vallë, a nuk po vini vesh?
3 Tafsir as-Saadi
Allahu i Madhëruar na tregon për pushtetin e Tij të plotë mbi krijesat.
Është Allahu Ai që krijoi qiejt, Tokën dhe gjithçka që gjendet ndërmjet tyre, brenda gjashtë ditësh, - Dita e parë ishte dita e dielë dhe dita e fundit ishte dita e xhuma. Ai e krijoi gjithçka për gjashtë ditë edhe pse është i plotfuqishëm për ta krijuar në një çast të vetëm. Por Allahu i Lartësuar është Rafik / i Butë i Mëshirshëm dhe Hakim / i Urtë.
e pastaj u ngrit (e qëndroi) mbi Arsh. - Arshi është krijesa më e lartë që qëndron mbi të gjithë krijimin e Zotit. Ai u lartësua dhe qëndroi mbi Arsh ashtu siç i shkon madhështisë së Tij.
Ju nuk keni asnjë tjetër, përveç Atij, që t'ju mbrojë ose të ndërmjetësojë për ju. - askush përveç Tij nuk mund t’ju ndihmojë e kujdeset për ju çështjet tuaja, për t’ju sjellë atë që ju bën dobi. Përveç Tij ju nuk mund të gjeni asnjë ndërmjetësues që të ndërhyjë për ju dhe t’ju shpëtojë nga dënimi.
Vallë, a nuk mendoni (a nuk e kujtoni këtë fakt)?! - A nuk po i kujtoni këto fakte dhe të krijoni bindjen e plotë se krijuesi i Tokës dhe i qiejve, Ai që u lartësua dhe qëndroi mbi Arshin madhështor, Ai i cili është i Vetmi që kujdeset për ju dhe rregullon veprat tuaja, Ai në dorë të të cilit është i gjithë shefaeti (ndërmjetësimi); Ai është duhet të jetë i Vetmi që i meriton të gjitha llojet e adhurimit nga krijesat e Tij?