They think the companies have not [yet] withdrawn. And if the companies should come [again], they would wish they were in the desert among the bedouins, inquiring [from afar] about your news. And if they should be among you, they would not fight except for a little. (Al-Ahzab [33] : 20)
Sherif Ahmeti:
Ata mendonin se grupet aleate nde nuk kishin shkuar, dhe nëse aleatët kthehen ehe njëherë, ata (hipokritët) do të dëshironin të kishin qenë beduinë diku me arabët dhe prej tyre të pyesin për çështjen tuaj, por edhe sikur të ishin në mesin tuaj, ata krejt pak do të luftonin (Al-Ahzab [33] : 20)
1 Feti Mehdiu
Ata mendojnë se aleatët akoma nuk kanë shkuar, dhe sikur aleatët të vinin përsëri, do të dëshironin të ndodheshin në mesin e beduinëve dhe të pyesin për ju; po edhe sikur të jenë me ju pak do të luftonin
2 Hassan Efendi Nahi
Ata mendonin se ende nuk kishte ikur ushtria e aleatëve e, nëse do të vinte ushtria e aleatëve, ata do të dëshironin të ishin në mesin e arabëve të shkretëtirës e të pyesin për ju. Por edhe sikur të mbeteshin me ju, pak do të luftonin.
3 Tafsir as-Saadi
Ata mendonin (nga frika e madhe) se ushtritë (armike) ende nuk ishin larguar. - Ata mendonin se armiqtë që ishin tubuar që të luftonin kundër Profetit të Zotit dhe shokëve të tij, ende nuk ishin larguar. Mendonin se ata do të vazhdonin luftën derisa t'i shfarosnin besimtarët. Por nuk u dolën llogaritë, ashtu siç i kishin menduar.
Dhe nëse ushtritë (armike) do të ktheheshin edhe njëherë, ata (hipokritët) do të dëshironin të kishin qenë mes beduinëve dhe të sigurt atje larg të merrnin lajme për ju. - Nëse do të ndodhte që ajo ushtri të mblidhej prapë, ata do të dëshironin të ishin larg. Ata do të dëshironin që të mos ishin në Medinë e as afër saj, por të ishin shumë larg, që thjesht të ndiqnin lajmet për së largu se çfarë do të ndodhte. U poshtërofshin dhe u shkatërofshin ata, sepse janë njerëz që askujt nuk i shërben për mirë prania e tyre.
Por, edhe sikur të ishin në mesin tuaj, shumë pak do të luftonin. - Për këtë arsye, mos u kushtoni rëndësi dhe të shqetësoheni për ta.