Al-Ahzab Ayah 46
وَّدَاعِيًا اِلَى اللّٰهِ بِاِذْنِهٖ وَسِرَاجًا مُّنِيْرًا ( الأحزاب: ٤٦ )
Wa daa'iyan ilal laahi bi iznihee wa siraajam muneeraa (al-ʾAḥzāb 33:46)
English Sahih:
And one who invites to Allah, by His permission, and an illuminating lamp. (Al-Ahzab [33] : 46)
Sherif Ahmeti:
Dhe me urdhërin e All-llahut, thirrës për në rrugën e Tij dhe pshtarë ndriçues (Al-Ahzab [33] : 46)
1 Feti Mehdiu
Dhe thirrës te All-llahu – me urdhërin e tij – si kandil që shkëlqen
2 Hassan Efendi Nahi
njëkohësisht (të kemi çuar) si thirrës, që i fton njerëzit në rrugën e Allahut me urdhrin e Tij dhe si pishtar ndriçues.
3 Tafsir as-Saadi
Këto cilësi me të cilat Allahu i Lartësuar e ka përshkruar Muhamedin (a.s.) janë pikërisht qëllimi i dërgimit të tij si profet. Ato janë cilësitë themelore dhe veçoritë e tij si Profeti më i dalluar dhe më i zgjedhur i Zotit. Ato janë katër cilësi, që përmblidhen në këto fjalë:
O Profet! Ne të kemi dërguar ty si dëshmues, si përgëzues dhe si qortues. Dhe si thirrës në rrugën e Allahut (për të udhëzuar njerëzinë) me lejen e Tij, dhe si fener ndriçues. -
Së pari, Allahu i Lartësuar e ka quajtur atë shahiden - dëshmues. Profeti (a.s.) do të dëshmojë për umetin e tij rreth asaj që ata kanë bërë në dynja, vepra të mira apo të këqija. Ai është dëshmues i drejtë dhe i pranuar nga Zoti i botëve. I Lartësuari thotë: “Dhe kështu, Ne ju bëmë ju një popull të zgjedhur (e të drejtë), për të qenë dëshmitarë (Ditën e Gjykimit) për popujt. Edhe i Dërguari ka për të qenë dëshmitar për ju.” [Bekare 143]. Gjithashtu: “Si do të bëhet kur, për çdo popull Ne do të sjellim dëshmitarë, ndërsa ty (O Muhamed) do të të sjellim dëshmitar për të gjithë ata? Atë Ditë, ata që nuk kanë besuar dhe që kanë kundërshtuar të Dërguarin, do të dëshironin të rrafshohej toka mbi ta, sepse ata nuk do mund t’i fshehin Allahut asgjë." En-nisa 41, 42.
Së dyti, ai është mubeshshiran (përgëzues) e nedhîra (qortues). Allahu i Lartësuar na njofton se e dërgoi Muhamedin (a.s.) si përgëzues dhe si qortues. Por që ai të jetë dhe të konsiderohet i tillë me plot kuptimin e fjalës duhet që të përcaktohen dhe dallohen qartë të përgëzuarit dhe të qortuarit, me cilësitë dhe me veprat e tyre përkatëse. Duhet, gjithashtu, që të sqarohet se për çfarë përgëzon dhe për çfarë qorton. Nëse ky profet nuk do të na qartësonte cilësitë e të përgëzuarve dhe të qortuarve dhe veprat që i bënë ata të tillë; nëse ai nuk na sqaron se çfarë shpërblimi kanë të përgëzuarit dhe çfarë kërcënimi dhe ndëshkimi i pret të qortuarit, atëherë ai nuk mund të quhet përgëzues dhe qortues. Por Allahu i Lartësuar e pajisi këtë profet me dije dhe argumente të shumta, të cilat e bënë atë që të ishte përgëzuesi dhe qortuesi i umetit të fundit të botës. Të përgëzuarit janë besimtarët e devotshëm, me besim të pastër dhe të saktë dhe që punojnë me sinqeritet sipas këtij besimi. Janë ata që i pranojnë fjalët dhe porositë e Zotit dhe punojnë me sinqeritet për të kryer urdhrat dhe për t’iu larguar ndalesave të Zotit. Ata kanë besim, vepra të mira dhe rrinë larg poshtërsive dhe mosbindjes ndaj Zotit. Këta janë të përgëzuar në dynja dhe ahiret me çdo të mirë, që ata e dëshirojnë dhe me shpëtim nga çdo e keqe, së cilës i druhen. Dihet se Allahu i Lartësuar, nëpërmjet Kur'anit dhe traditës së Profetit të tij, na ka sqaruar gjithçka që duhet të besojmë dhe çdo fjalë e vepër nëpërmjet së cilës të adhurojmë Atë. Vetëm Ai e përcakton se çfarë duhet të besojmë dhe me çfarë mënyre duhet ta adhurojmë Atë. Çdo shtesë në këto drejtime konsiderohet risi në fenë e Zotit, dhe Profeti (a.s.) na ka njoftuar se çdo risi (shtesë) në fenë e Zotit të çon në humbje, dhe çdo humbje të çon në Zjarr. Ndërsa “të qortuarit” janë kriminelët dhe ata që bëjnë padrejtësi. Ata janë të zhytur në padituri të thellë rreth të drejtës të Zotit dhe të drejtës së krijesave të Zotit. Ata janë të zhytur në padrejtësitë kundër Zotit dhe padrejtësitë kundër krijesave të Zotit. Ata nuk mendojnë për Ditën e Llogarisë dhe qëndrimit para Zotit të gjithësisë. Këta janë të kërcënuar me ndëshkime dhe dhimbje në dynja dhe në ahiret, të cilat i meritojnë me mospërfilljen e porosive të Zotit dhe të Profetit.
Së treti, Profeti (a.s.) ishte daijen ilell-llahi, domethënë thirrës në rrugën e Allahut. Ai i ftoi njerëzit në rrugën e Zotit të tyre dhe në rrugën e kënaqësisë dhe lumturisë së përjetshme. Ai i urdhëroi ata që të adhuronin Allahun e Lartësuar si të vetmin Zot që meriton adhurimin e tyre, sepse pikërisht ky ishte qëllimi i krijimit të tyre. Për të qenë ftues në rrugën e Allahut dhe të meritosh këtë gradë, së pari duhet ndihma dhe mbështetja e Allahut dhe, së dyti, duhet të jesh:
1. I vazhdueshëm dhe këmbëngulës, fillimisht në zbatimin e asaj në të cilën i fton të tjerët, pastaj në ftesën e tyre në të vërtetën e sigurt.
2. Duhet, gjithashtu, të edukosh njerëzit me kujdes dhe ngrohtësi me gjithçka që udhëzon Zoti, duke u mësuar atyre fenë e të Madhëruarit në mënyrë të shtjelluar. Ndër më të rëndësishmet çështje që duhet shpjeguar njerëzve dhe mësuar atyre janë:
- Prezantim i qartë dhe i plotë i Zotit të cilin ata duhet ta adhurojnë. Ai është Allahu, me emrat dhe cilësitë e Tij madhështore dhe të bukura. Distancimi nga çdo përshkrim dhe shtrembërim në cilësitë dhe emrat e Zotit.
- Përkufizimi i qartë i adhurimit të Zotit, çfarë quhet adhurim dhe sqarimi i tij në mënyrë të shtjelluar, sipas porosive dhe udhëzimit të Profetit a.s.
- Qartësimi i të drejtave të domosdoshme të cilat njeriu është i detyruar që t’i plotësojë, qofshin ato të drejtat e Krijuesit apo të krijesave.
3. Duhet të zgjedhë rrugët më të mira dhe më të pranueshme në ftesën e njerëzve.
4. Të jetë i sinqertë në davetin e tij dhe jo ta bëjë këtë për të fituar simpatinë e njerëzve dhe famë.
Muhamedi a.s. i plotësoi të gjitha këto kushte në gradën më të lartë. Ai e kreu amanetin e Zotit të tij, e qartësoi të vërtetën plotësisht dhe na la në një rrugë të qartë, nga e cila devijon veçse i prishuri dhe i padrejti, që dëshiron thjesht të plotësojë dëshirat e tij të kësaj bote.
Së katërti, ai ishte siraxhem-munîra (fanar ndriçues). Kjo të jep të kuptosh se krijesat janë në një errësirë shumë të madhe dhe të thellë. Ata janë të paditur për të shpëtuar nga skutat e kësaj errësire dhe të paaftë për të gjetur udhëzimin e për të dalë në dritë. Kështu vazhdoi, derisa Allahu i Lartësuar solli këtë profet, për të nxjerrë njerëzit nga këto errësira, për t’u mësuar atyre ato që nuk i dinin dhe për të udhëzuar të humburit në rrugën e drejtë. Besimtarët e sinqertë janë shumë të qartë, sepse rruga e tyre ndriçohet nga drita e Zotit. Ata ecin të sigurt pas këtij imami, nëpërmjet mësimeve të të cilit arrijnë të dallojnë qartësisht të mirën nga e keqja, rrugën e të lumturve nga rruga e të dëshpëruarve. Nëpërmjet mësimeve të tij, ata njohin saktësisht dhe plotësisht të Adhuruarin e tyre, me cilësitë e Tij të lavdërueshme, me veprat e Tij të urta dhe të drejta, si dhe me gjykimet e tij të mrekullueshme dhe të urta.