O you who have believed, remember the favor of Allah upon you when armies came to [attack] you and We sent upon them a wind and armies [of angels] you did not see. And ever is Allah, of what you do, Seeing. (Al-Ahzab [33] : 9)
Sherif Ahmeti:
O ju që keni besuar, përkujtonie të mirën e All-llahut ndaj jush, kur juve u erdhi një ushtri e Ne kundër tyre lëshuam një furtunë dhe ushtri që ju nuk e shihnit, e All-llahu e shihte atë që ju vepronit (Al-Ahzab [33] : 9)
1 Feti Mehdiu
O besimtarë, kujtone dhuratën e All-llahut ndaj jush, kur u erdhën ushtritë, e ne lëshuam kundër tyre një frymë dhe një ushtri që ju nuk e keni parë, por All-llahu sheh ç’punoni ju
2 Hassan Efendi Nahi
O besimtarë! Kujtoni dhuntinë e Allahut kur ju erdhi një ushtri (idhujtarësh),[1] e Ne dërguam mbi ata erë dhe një ushtri (engjëjsh) që ju nuk e shihnit; ndërsa Allahu i sheh të gjitha ato që bëni ju.
[1] Bëhet fjalë për betejën e Hendekut, të zhvilluar në vitin 5 h / 627 e.s.
3 Tafsir as-Saadi
O ju që keni besuar! Kujtojeni Mirësinë e Allahut, kur ju erdhi një ushtri (për t'ju sulmuar) dhe Ne lëshuam kundër tyre një furtunë dhe forca që ju nuk i shihnit. Allahu e sheh mirë gjithçka që bëni ju. - Allahu i Lartësuar u kujton robërve të Tij besimtarë mirësinë e madhe që u bëri gjatë kësaj historie kur një ushtri e madhe e disa aleatëve u mblodh për t'i luftuar dhe shfarosur, duke i nxitur të jenë mirënjohës. Ushtritë e Mekës dhe gjithë Hixhazit u mblodhën për t'i luftuar nga sipër, ndërsa ushtritë e Nexhdit u mblodhën nga poshtë. Ata vendosën prerazi dhe u betuan që të shfarosnin Profetin dhe sahabët e tij. Kjo ishte lufta e Hendekut ose, siç quhet ndryshe, e Ahzabit. Përveç këtyre ushtrive, kundër tij u vunë edhe fiset judeje, që ishin rreth e rotull Medinës. Për të përballuar sulmet e ushtrisë së madhe, Profeti (a.s) hapi një hendek të madh rreth Medinës. Kështu aleanca e mohuesve dhe idhujtarëve bëri një rrethim shumë të dhimbshëm dhe të vështirë për muslimanët. Aq shumë u vështirësua jeta në Medinë, saqë Allahu i përshkroi me fjalët: