Wa ja'alnaa bainahum wa bainal qural latee baaraknaa feehaa quran zaahiratanw wa qaddamaa feehas sayr; seeroo feehaa la yaalirya wa aiyaaman aamineen (Sabaʾ 34:18)
And We placed between them and the cities which We had blessed [many] visible cities. And We determined between them the [distances of] journey, [saying], "Travel between them by night or by day in safety." (Saba [34] : 18)
Sherif Ahmeti:
Dhe, në mes tyre dhe mes fshatrave të bekuara (në Sham), ju bëmë fshatra të njëpasnjëshme dhe ju bëmë udhëtim të parshtatshëm. Udhëtoni të sigurt nëpër to natën dhe ditën (Saba [34] : 18)
1 Feti Mehdiu
Kurse ndërmjet tyre dhe fshatrave që i kemi bekuar patëm bërë vendbanime afër njëri-tjetrit dhe u caktuam largësinë e nevojshme. Udhëtoni të sigurt nëpër to natën dhe ditën
2 Hassan Efendi Nahi
Midis atyre dhe qyteteve që i kemi bekuar, Ne vendosëm vendbanime të dukshme buzë rrugës dhe e bëmë të lehtë udhëtimin (duke u thënë): “Udhëtoni të sigurt nëpër to natë e ditë!”
3 Tafsir as-Saadi
Dhe, mes tyre dhe qyteteve që i patëm bekuar (në Sham), Ne patëm vendosur qytete në vende të dukshme dhe jua bëmë udhëtimin të lehtë: "Udhëtoni të sigurt nëpër to natën e ditën!" - Ndër mirësitë e shumta ishte edhe udhëtimi i sigurt për tregtinë e tyre. Allahu i Lartësuar e dinte mirë se ata kishin nevojë për të udhëtuar drejt tokave të bekuara të Shamit, ose të Jemenit, sikurse janë të mendimit shumë dijetarë selefë të tefsirit. Për këtë arsye, Allahu u bëri të mundur çdo gjë të nevojshme që udhëtimet tyre të tregtisë të ishin të sigurta dhe të lehta. Ata udhëtonin të qetë, sepse të gjitha vendbanimet kishin lidhje me njëra tjetrën, duke mënjanuar kështu shumë vështirësi dhe duke patur shumë begati. Nuk humbisje nëpër ato udhëtime. Allahu thotë gjithashtu: "Udhëtoni të sigurt nëpër to natën e ditën!" E tillë ishte mirësia që Zoti u dhuroi.