Wa maa kaana lahoo 'alaihim min sultaanin illaa lina'lama mai yu minu bil Aakhirati mimman huwa minhaa fee shakk; wa Rabbuka 'alaa kulli shai'in Hafeez (Sabaʾ 34:21)
And he had over them no authority except [it was decreed] that We might make evident who believes in the Hereafter from who is thereof in doubt. And your Lord, over all things, is Guardian. (Saba [34] : 21)
Sherif Ahmeti:
E ai (djalli) nuk pati kurrfarë pushteti nda tyre, përveç që (dija e Jonë t dal në shesh) të dihet ai që beson në botën tjetër, prej atij që është në dyshim për të. E Zoti yt është përcjellës ndaj çdo gjëje (Saba [34] : 21)
1 Feti Mehdiu
Te të cilët nuk pati kurrfarë pushteti, në mënyrë që të mësojmë se kush beson në botën e ardhshme e kush dyshon në të. Kurse Zoti yt është mbrojtës i çdo sendi
2 Hassan Efendi Nahi
Por ai (Iblisi) nuk ka pasur kurrfarë pushteti mbi ta. Ne vetëm kemi dashur të zbulojmë se kush beson në jetën tjetër e kush dyshon në të. Zoti yt është Mbikëqyrës i çdo gjëje.
3 Tafsir as-Saadi
Ai (Iblisi) nuk kishte asnjë pushtet mbi ta - Ai i mallkuar nuk është se kishte ndonjë pushtet imponues e nënshtrues, në lidhje me atë që dëshironte prej tyre. Por ishte urtësia e Allahut që e lejoi atë t'u bëjë vesvese, t'ua zbukurojë të këqijat njerëzve, aq sa duket sikur merr njëfarë force mbi ta. Kështu i sprovoi Zoti bijtë e Ademit, me një qëllim të rëndësishëm:
por, Ne dëshiruam që të dallohet ai që beson në botën tjetër, prej atij që ka dyshim për të. - Nëpërmjet këtyre joshjeve dhe sprovave, do të realizohet qëllimi i kësaj jete, pra, dallimi i qartë i të sinqertëve nga mashtruesit, për të dalë në pah ata që e kanë imanin të saktë dhe të qëndrueshëm gjatë sprovave, dyshimeve e trillimeve të shejtanëve, nga ata që kanë iman të dobët dhe të paqëndrueshëm, që lëkunden me dyshimin dhe pasiguritë më të vogla, dhe ndërron rrugë që me ftesën e parë në humbje. Kështu, Allahu i Madhëruar e ka bërë këtë dynja që robërit të sprovohen dhe të dalë në pah i keqi nga i miri.
E Zoti yt është Mbikëqyrës mbi gjithçka. - Ai mbikëqyr dhe kujdeset për të gjithë robërit dhe i ka ruajtur edhe veprat e tyre. Ai i ka llogaritur ato dhe ruan të sigurt edhe shpërblimin për to. Ai ka për t'ua dhënë shpërblimin të plotë dhe pa ia pakësuar askujt hakun e vet.