Wa maaa amwaalukum wa laaa awlaadukum billatee tuqarribukum 'indanaa zulfaaa illaa man aamana wa 'amila saalihan fa ulaaa'ika lahum jazaaa'ud di'fi bimaa 'amiloo wa hum fil ghurufaati aaminoon (Sabaʾ 34:37)
And it is not your wealth or your children that bring you nearer to Us in position, but it is [by being] one who has believed and done righteousness. For them there will be the double reward for what they did, and they will be in the upper chambers [of Paradise], safe [and secure]. (Saba [34] : 37)
Sherif Ahmeti:
Nuk është pasuria juaj, e as fëmijët tuaj ajo që ju afro pranë Nesh, është vetëm besimi dhe veprat e mira; të tillët shpërblehen shumëfish për atë që vepruan dhe ata janë në dhoma të larta të shpëtuar (Saba [34] : 37)
1 Feti Mehdiu
As pasuria e juaj, as fëmijët tuaj, nuk do t’ju bëjnë të afërt me ne, përveç atyre që kanë besuar dhe vepra të mira kanë punuar: ata shpërblehen shumfish për atë që kanë punuar, dhe ata janë të sigurtë në pallate të larta
2 Hassan Efendi Nahi
As pasuria juaj, as fëmijët tuaj nuk do t’ju afrojnë më shumë te Ne, por vetëm ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira (e meritojnë këtë). Ata do të kenë shpërblim të shumëfishtë për atë që kanë bërë dhe do të jenë të sigurt në banesa të larta (në Xhenet).
3 Tafsir as-Saadi
Nuk janë pasuria juaj dhe as fëmijët tuaj që mund t'ju afrojnë te Ne. - Nuk janë pasuritë dhe fëmijët ata që ju afrojnë tek Zoti dhe ju bëjnë të fitoni kënaqësinë e Tij. Ai që ju afron tek Zoti është besimi tek mesazhi që sollën profetët dhe veprat e mira sipas këtij imani. Këta janë ata të cilëve do t'u shumëfishohet shpërblimi dhjetëfish, shtatëqindfish e shumë më tepër, aq sa vetëm Zoti e di. Për këta, Zoti thotë:
Afër Nesh janë vetëm ata që besojnë dhe bëjnë punë të mira.”. Këta janë ata që do të shpërblehen shumëfish për veprat e tyre dhe ata janë në banesa të larta, të sigurt (e të shpëtuar) nga çdo e keqe. - Ata do të jenë në shtëpitë dhe vendbanimet e larta dhe shumë të mrekullueshme. Ata do të jetojnë në to të qetë e të kënaqur, të sigurt nga çdo vështirësi e vuajtje apo lodhje e pakënaqësi, gjëra të cilat gjithmonë e shoqërojnë njeriun në jetën e dynjasë. Ata do të jenë të lumtur mes kënaqësive dhe mirësive, që sjellin vetëm lumturi e gëzim. Ata janë të sigurt se kurrë nuk do të largohen nga ato mirësi dhe ajo jetë e këndshme, se kurrë nuk do ta provojnë trishtimin, dëshpërimin e vuajtjen, as vdekjen, gjumin dhe sëmundjen, as plakjen e lodhjen apo vështirësitë e mundimet.