But today [i.e., the Day of Judgement] you do not hold for one another [the power of] benefit or harm, and We will say to those who wronged, "Taste the punishment of the Fire, which you used to deny." (Saba [34] : 42)
Sherif Ahmeti:
E sot pra, Nuk keni gjë në dorë t’i bën dobi, as dënim njëri-tjetrit, dhe atyre që ishin zullumqarë u themi: “Shijoni dënimin e zjarrit, të cilin e konsideruat gënjeshtër!” (Saba [34] : 42)
1 Feti Mehdiu
Atë ditë, kur njëri-tjetrit nuk do të mund t’i bëni as dobi as dëm, e atyre, të cilët kanë bërë krime, do t’u thomi: “Shijoni dënimin me zjarr që e keni pas mohuar!”
2 Hassan Efendi Nahi
Atë Ditë ata nuk do të mund t’i bëjnë as dobi, as dëm njëri tjetrit. Ne do t’u themi keqbërësve: “Shijoni dënimin e zjarrit të cilin e keni mohuar!”
3 Tafsir as-Saadi
Kështu, atë ditë ata nuk do të kenë asgjë në dorë t’i bëjnë dobi e as dëm njëri-tjetrit. - Tashmë nuk ka asnjë mundësi lidhjeje dhe dobie mes jush. Asnjë dobi nuk mund t'i sillni njëri-tjetrit!
Dhe keqbërësve do t'u themi: “Shijojeni dënimin e zjarrit - atë që e quanit gënjeshtër!” - Këto fjalë do t'u thuhen atyre që bëjnë padrejtësi, duke mohuar mësimin e vërtetë dhe duke bërë gjynahe e paudhësi, kur ata të hyjnë në Zjarr: “Shijoni dënimin e Zjarrit, të cilin e konsideruat gënjeshtër! Tani që hytë në të, ju po e shihni me sytë e ballit atë që e mohonit. Ky është shpërblim i merituar për mohimin tuaj. Ky është ndëshkimi për ato vepra të këqija që ju i kryenit për shkak se nuk besonit. Ju nuk u kujdesët që të ruheshit nga ky ndëshkim nëpërmjet veprave që Zoti ju urdhëroi t'i bënit.