And it is Allah who sends the winds, and they stir the clouds, and We drive them to a dead land and give life thereby to the earth after its lifelessness. Thus is the resurrection. (Fatir [35] : 9)
Sherif Ahmeti:
All-llahu është Ai që i lëshon erërat, e ato i lëkundin retë dhe Ne i derdhim ato në një vend të thatë dhe me atë ujitje e ngjallim tokën pas vdekjes së saj. Ja, kështu është ringjallja (Fatir [35] : 9)
1 Feti Mehdiu
All-llahu është ai i cili dërgon erërat, që lëviz retë, kurse Ne pastaj i drejtojmë kah vende të vdekura dhe me to ngjallim tokën që ka qenë e vdekur. Ashtu është edhe ringjallja
2 Hassan Efendi Nahi
Allahu është ai që i dërgon erërat, të cilat lëvizin retë. Ne i drejtojmë ato në viset e vdekura e, nëpërmjet tyre gjallërojmë tokën, pasi ka qenë e shkretë. Kështu do të jetë edhe ringjallja.
3 Tafsir as-Saadi
Është Allahu Ai që i lëshon erërat të cilat formojnë retë (plot ujë) - Allahu i Madhëruar na tregon për bamirësinë e Tij të gjerë dhe për pushtetin e Tij absolut mbi gjithçka. Allahu na tregon se është Ai: "... që i lëshon erërat, të cilat formojnë retë (plot ujë)." Kështu, Allahu e lëshon shiun dhe jetën mbi një vend të thatë dhe e ngjall, pasi ka vdekur.
dhe Ne i drejtojmë ato në një vend të vdekur (të thatë) dhe e ngjallim tokën pasi është shkretuar. Ja, kështu do të jetë edhe Ringjallja. - Kështu marrin jetë vendet dhe krijesat, ushqehen kafshët dhe përhapen begatitë dhe mirësitë ndër njerëz. Pikërisht kështu siç e ngjall tokën e shkretuar, po ashtu do t’i ngjallë të vdekurit nga varret e tyre, edhe pasi të jenë tretur e zhdukur në tokë. Allahu i Madhëruar ka për të zbritur atë ditë një shi nga qielli dhe trupat do të ribëhen, kurse shpirtrat do të rikthehen në ato trupa, për të dalë të gjallë mbi tokë. Të gjithë do të dalin të gjallë për të qëndruar para Zotit, i Cili ka për të gjykuar me drejtësinë e Tij.