And present to them an example: the people of the city, when the messengers came to it – (Ya-Sin [36] : 13)
Sherif Ahmeti:
Përmendju atyre një shembull të banorëve të fshatit, kur atyre u patë ardhur të dërguarit (Ya-Sin [36] : 13)
1 Feti Mehdiu
Sillu atyre shembullin e banorëve të fshatit që i kanë ardhur të dërguarit
2 Hassan Efendi Nahi
Përmendu atyre shembullin e banorëve të qytetit, kur u erdhën të dërguarit.
3 Tafsir as-Saadi
Përmendju atyre si shembull banorët e fshatit, kur atyre u patën ardhur të dërguarit! - Këtyre që të mohojnë dhe nuk besojnë Shpalljen e Zotit, jepu një shembull, nga i cili mund të mësojnë shumë, nëse u jepet sukses nga Zoti për të gjetur të mirën. Ky shembull është historia e banorëve të një fshati, të cilët refuzuan profetët e dërguar ndër ta dhe çfarë dënimi i përfshiu. Allahu i Madhëruar nuk na e ka treguar konkretisht se për cilin vend dhe profet bëhet fjalë. Nëse do të kishte ndonjë dobi tregimi i vendit, Ai do të na tregonte atë. Kështu, të mundohesh të gjesh se ku ishte ai vend është diçka jo e mirë dhe konsiderohet si të flasësh pa pasur dituri. Për këtë arsye, ata që flasin për të tilla çështje ngatërrohen dhe nuk kanë siguri në fjalët e tyre. Kjo të jep bindjen e plotë se rruga e diturisë së sigurt kërkon që t'i qëndrosh besnik veçse informacionit të saktë dhe burimor dhe t’i largohesh sa më shumë asaj që nuk ka ndonjë dobi. Kështu pastrohen dhe lartësohen shpirtrat dhe shtohet dituria. Kjo është rruga e saktë e shtimit të diturisë dhe jo rruga e atyre të paditurve që mendojnë se sjellja e sa më shumë fjalëve rreth një ajeti, pa u bazuar askund, është dituri. Në fakt, ato sjellin veçse pasiguri e ngatërresa, duke e ngarkuarr veten me fjalë e mendime të kota dhe të padobishme. Ato i hapin portën e marrjes me çështje të dyshimta. E rëndësishme është që, ky ishte një vendbanim, i sjellë si shembull, nga i cili mund të marrin mësim ata që Zoti do t'u japë sukses që të shohin të drejtën.