And I have been commanded to be the first [among you] of the Muslims." (Az-Zumar [39] : 12)
Sherif Ahmeti:
Dhe jam i urdhëruar të jem i pari i myslimanëve (Az-Zumar [39] : 12)
1 Feti Mehdiu
Dhe jam i urdhëruar të jem musliman i parë”
2 Hassan Efendi Nahi
Unë jam urdhëruar të jem i pari nga ata që i nënshtrohen Atij.”
3 Tafsir as-Saadi
Thuaj: “Unë jam urdhëruar ta adhuroj Allahun, me përkushtim të sinqertë. Dhe jam i urdhëruar të jem i pari i muslimanëve!” - Thuaju njerëzve, o Profet: “Unë jam urdhëruar ta adhuroj Allahun, me përkushtim të sinqertë.” (Ky është urdhri që e mori që në fillim të sures, kur Allahu i Madhëruar tha: "Adhuroje Allahun, duke qenë i sinqertë në adhurimin e Tij!”) Unë jam ftuesi për në udhën e drejtë dhe, si i tillë, duhet të jem i pari që i zbaton dhe përmbush ato për të cilat urdhëron dhe udhëzon të tjerët. Unë duhet të jem i pari që i është dorëzuar Allahut tërësisht. Kjo është diçka që patjetër duhet të përmbushet nga Muhamedi dhe të gjithë ata që pretendojnë se e pasojnë rrugën e tij. Kështu, ata duhet të plotësojnë Islamin në veprat e tyre të shfaqura haptas, si edhe duhet të kenë sinqeritetin e plotë për Allahun, qoftë në veprat e shfaqura, qoftë në ato që bëhen fshehtas.