Innaa anzalnaa 'alaikal Kitaaba linnaasi bilhaqq; famanih tadaa falinafsihee wa man dalla fa innamaa yadillu 'alaihaa wa maaa anta 'alaihim biwakeel (az-Zumar 39:41)
Indeed, We sent down to you the Book for the people in truth. So whoever is guided – it is for [the benefit of] his soul; and whoever goes astray only goes astray to its detriment. And you are not a manager [i.e., authority] over them. (Az-Zumar [39] : 41)
Sherif Ahmeti:
Ne ta zbritëm ty librin me argumente për njerëz, e kush orientohet në rrugën e vërtetë, ai e ka për vete e kush e humb, ai i bën dëm vetëm vetes, e ti nuk je garantues i tyre (Az-Zumar [39] : 41)
1 Feti Mehdiu
Ne ty të shpallëm Librin me argumente për njerëzit. Kush merr rrugën e mbarë për vete e ka, e kush e humb, e humb veten. Ti nuk je përfaqësues i tyre
2 Hassan Efendi Nahi
Ne ta kemi zbritur ty Librin me të vërtetën për të udhëzuar njerëzit. Kush shkon në rrugë të drejtë, ai e ka për të mirën e vet, ndërsa kush e humb këtë rrugë, ai humb në dëm të vet. Ti (o Muhamed) nuk je përgjegjës për ata.
3 Tafsir as-Saadi
Ne ta shpallëm ty librin me të vërtetën për (të udhëzuar) njerëzimin. - Allahu i Lartësuar na njofton se ia shpalli Librin Profetit të Tij, dhe ky Libër përmban të vërtetën në lajmet që përcjell, në urdhëresat e ndalesat. Ai është lënda bazë e udhëzimit dhe ushqimi i vetëm i mjaftueshëm për këdo që dëshiron të arrijë kënaqësinë e Zotit dhe të shijojë lumturinë në vendin e nderimit dhe shpërblimit të përjetshëm. Ai është argumenti i pakundërshtueshëm për krijesat, pas të cilit askush nuk do të ketë më justifikim para Zotit, nëse nuk beson dhe nuk nënshtrohet.
Atëherë, kush drejtohet për në rrugën e vërtetë, ai e ka për vete. - Ai që ndriçohet nga drita e këtij libri dhe nënshtrohet të adhurojë Zotin përmes urdhëresave dhe rrugës së treguar në këtë libër, dobia e gjithë kësaj ka për t'iu kthyer tek vetvetja.
E kush largohet nga ajo, i bën dëm vetëm vetes. - Ai i cili zhytet në humbje e mosbesim, edhe pasi i është bërë e qartë e vërteta dhe udha e Zotit, i bën dëm vetëm vetes dhe nuk ka për të dëmtuar aspak Allahun.
Dhe ti nuk je kujdestari i tyre. - Ti nuk je përgjegjës për të ruajtur punët e tyre apo t'i marrësh në llogari për kryerjen ose jo të tyre. Madje, ti as nuk mundesh që t'i detyrosh ata për gjë. Ti je veçse një kumtues i qartë, që u përcjell atyre atë për të cilën je urdhëruar.