And you will see the angels surrounding the Throne, exalting [Allah] with praise of their Lord. And it will be judged between them in truth, and it will be said, "[All] praise to Allah, Lord of the worlds." (Az-Zumar [39] : 75)
Sherif Ahmeti:
E do t’i shohësh engjëjt të rreshtuar përreth Arshit, e madhërojnë me falënderim Zotin e vet. E në mes tyre (njerëzve) kryhet gjykimi me drejtësi dhe thuhet: “(prej të gjithëve) Falënderuar qoftë vetëm All-llahu, Zoti i botëve!” (Az-Zumar [39] : 75)
1 Feti Mehdiu
Dhe do të shohësh engjujt se si rrethojnë rezidencën, duke lartësuar me lavdata Zotin e vet; secili do të gjykohet me drejtësi dhe do të thuhet: “LAVDËRIMI ËSHTË PËR ALL-LLAHUN, ZOT I BOTËRAVE!”
2 Hassan Efendi Nahi
Do t’i shohësh engjëjt të tubuar rreth Fronit, duke lavdëruar me falënderim Zotin e tyre. Njerëzimi do të gjykohet me drejtësi dhe të gjithë do të thonë: “Falënderimi qoftë për Allahun, Zotin e botëve!”
3 Tafsir as-Saadi
Dhe ti do t’i shohësh melekët të rreshtuar përreth Arshit,... - Atë ditë të madhe, do t'i shohësh melekët të rreshtuar përreth Fronit. Që të gjithë janë në këmbë për t'i shërbyer Zotit të tyre, të grumbulluar dhe rreshtuar rreth Fronit të Tij, të përulur para madhështisë së Tij, të bindur përpara Atij që është Absolut në të gjitha aspektet. Ata do të jenë të mahnitur përpara bukurisë së Tij.
... duke madhëruar me lavdërime Zotin e vet. - Ata e përlëvdojnë Allahun, duke dëshmuar pastërtinë e dëlirësinë e Tij nga ato që shpifin dhe trillojnë idhujtarët dhe nga çdo mangësi tjetër.
Mes tyre (robërve ) do të gjykohet me drejtësi të plotë - Allahu do të gjykojë përfundimisht të parët dhe të fundit dhe ky gjykim do të jetë me drejtësi, që nuk lë asnjë dyshim apo refuzim nga të gjithë ata që kërkojnë hakun e tyre. Çdo e drejtë do të shkojë në vend dhe...
dhe do të thuhet: “Të gjitha Lavdërimet qofshin vetëm për Allahun, Zotin e botëve!” - Ajeti nuk e përmend se kush e thotë këtë fjalë, për të treguar se të gjitha krijesat do ta lavdërojnë Allahun për urtësinë dhe drejtësinë me të cilën i ka gykuar, për atë që u jep banorëve të Xhenetit dhe për atë që u jep banorëve të Zjarrit. Kështu, ata e lavdërojnë Allahun për mirësitë dhe mëshirën eTij, si edhe për drejtësinë dhe urtësinë e Tij.
Këtu përfundon edhe surja Zumer, me mirësinë dhe ndihmën e Allahut!