Në qoftë se ju vendosni të lini një grua, për të marrë një tjetër, kur asaj së parës i keni dhënë plaçkë të madhe, mos merrni prej asaj (plaçke) asgjë. -
Kuptimi: Nëse dëshironi të divorconi një grua dhe të martoheni me një tjetër, kjo nuk përbën asnjë gjynah për ju, por nëse gruas që do të divorconi i keni dhënë si mehër pasuri shumë të madhe, ju mos kërkoni të merrni prej saj asnjë qindarkë. Këtu ka dy këshilla: për gruan që do të divorcohet dhe për gruan tjetër me të cilën burri do të martohet. Për të parën, duhet që asaj të mos i merret asgjë nga mehri i dhënë. Madje, nëse burri ende nuk ia ka dhënë, duhet që t’ia japë menjëherë. Ndërsa për gruan tjetër, këshilla është që, nëse është caktuar mehër i madh për të, burri të mos ia vonojë pa arsye. Nëse nuk ka mundësi, atëherë le të përpiqet që ta plotësojë sa më shpejt këtë detyrim. Ky ajet tregon se përcaktimi i mehrit në masë të madhe nuk është i ndaluar, por më e mira është që të zbatohet tradita e Profetit (a.s.), i cili ka këshilluar që mehri të jetë sa më i përballueshëm dhe i lehtë. Kjo duket në ajet pikërisht te pjesa ku Allahu i Lartësuar na mëson si të veprojmë nëse kemi përcaktuar “mehër të madh”. Kështu, Ai tregon se kjo mund të ndodhë mes nesh dhe nuk na qorton apo të na thotë që është e ndaluar. Nëse do të ishte e ndaluar, Allahu do ta qartësonte një gjë të tillë. Megjithatë, nëse ky veprim sjell dëme në aspektin fetar, ndonjëherë mund të jetë edhe i ndaluar. Pastaj i Lartësuari thotë:
A do ta merrnit atë padrejtësisht e duke bërë gjynah të qartë?! -
Kjo vepër është e palejueshme, edhe nëse bëni dredhira e mashtrime. Pastaj Allahu i Lartësuar na shpjegon arsyen pse nuk lejohet kjo gjë, kur thotë: