[This is] a revelation from the Entirely Merciful, the Especially Merciful – (Fussilat [41] : 2)
Sherif Ahmeti:
Zbritje prej Mëshiruesit, Mëshirëbërësit (Fussilat [41] : 2)
1 Feti Mehdiu
Shpallja është nga i Gjithmëshirshmi, Mëshirëploti
2 Hassan Efendi Nahi
Kjo është Shpallje prej të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit.
3 Tafsir as-Saadi
Ha, Mim. Kjo është Shpallje prej të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. - Allahu i Lartësuar u tregon besimtarëve, adhuruesve të Tij, se ky Kur’an i bukur dhe madhështor është Shpallje e Atij, që është El Rahman dhe El Rahim, i Gjithëmëshirshmi e Mëshirëploti. Mëshira e Allahut ka përfshirë gjithçka. Ndër shenjat më të mëdha të mëshirës së Tij është edhe shpallja e Kur'anit madhështor. Dituria, udhëzimi, drita, shërimi, mëshira dhe mirësitë e këtij libri janë aq të shumta dhe të mrekullueshme, saqë ai e meriton të quhet si begatia dhe bekimi më i madh që i është dhuruar botës dhe robërve. Ai është rruga drejt lumturisë në dynja dhe ahiret. Më pas, Allahu i Lartësuar e lëvdon këtë libër, duke treguar se ai është shpallur në formën më të plotë dhe më të bukur: