And thus We have revealed to you an Arabic Quran that you may warn the Mother of Cities [i.e., Makkah] and those around it and warn of the Day of Assembly, about which there is no doubt. A party will be in Paradise and a party in the Blaze. (Ash-Shuraa [42] : 7)
Sherif Ahmeti:
Prandaj, Ne të shpallëm ty Kur’an arabisht që ta këshillosh kryefshatin (Mekën) dhe ata përreth saj, dhe t’u tërheqih vërejtjen për ditën e tubimit (kijametit), për të cilën nuk ka dyshim. Një grup për në Xhennet, kurse nj grup për në zjarr (Ash-Shuraa [42] : 7)
1 Feti Mehdiu
Ja, kështu ne ty të shpallim Kur’anin, në gjuhën arabe, të qortosh Mekken dhe rrethinën e saj dhe t’u tërheqësh vërejtjen për ditën kur do të mblidhen – për të cilën nuk ka dyshim. Një grup do të hyjë në xhennet e një grup në flakë
2 Hassan Efendi Nahi
Dhe kështu pra, Ne të kemi shpallur ty një Kuran në gjuhën arabe, për të paralajmëruar popullin e Mekës dhe ata rreth saj; për t’i paralajmëruar ata për Ditën, e cila do të vijë me siguri: kur të gjithë njerëzit do të tubohen, disa në Xhenet e disa në Xhehenem.
3 Tafsir as-Saadi
... Ne ta shpallëm ty këtë Kur'an në arabisht, që t'i këshillosh Kryeqendrën (Mekën) dhe ata përreth saj ... - Allahu i Lartësuar na kujton mirësinë e Tij të madhe me shpalljen e Kur'anit në arabisht, me tekst dhe kuptime të qarta. Ai e shpalli këtë libër për të paralajmëruar dhe këshilluar Kryeqendrën, pra, Mekën. Madje, jo vetëm Mekën, por, edhe vendet që janë rreth saj, pra, të gjitha viset arabe, që më pas të përhapej në të gjithë botën. Kur'ani u shpall edhe për një qëllim tjetër:
... dhe t’u tërheqësh vërejtjen për Ditën e Tubimit, për të cilën nuk ka dyshim. ... - Ai u shpall për të paralajmëruar njerëzimin rreth Ditës së Tubimit. Atë ditë, Allahu i Lartësuar do të grumbullojë para Tij të parët dhe të fundit, për të dhënë llogari. Ai e zbriti Kur'anin që të sigurojë njerëzit se ajo është një ditë për të cilën nuk ka asnjë dyshim. Atë ditë krijesat do të ndahen në dy grupe.
...Një grup do të jetë për në Xhenet dhe një grup për në Zjarr. - Njëri grup do të jetë për në Xhenet. Këta janë ata që e besojnë Allahun e Lartësuar dhe, pa dyshim, të gjithë të dërguarit e Tij. Ndërsa grupi tjetër do të jetë në Zjarr. Këtu hyjnë të gjithë ata që mohojnë Zotin e gjithësisë dhe të dërguarit e Tij.