And for their houses – doors and couches [of silver] upon which to recline (Az-Zukhruf [43] : 34)
Sherif Ahmeti:
E edhe dyert e shtëpive të tyre nga argjendi edhe kolltukët, mbi të cilët do të mbështeteshin (Az-Zukhruf [43] : 34)
1 Feti Mehdiu
Edhe dyert e shtëpive të tyre edhe divanet ku pushojnë
2 Hassan Efendi Nahi
edhe dyert e shtëpive të tyre, edhe divanet në të cilat mbështeten,
3 Tafsir as-Saadi
...edhe shkallët mbi të cilat ata ngjiten, madje edhe dyert e shtëpive apo kolltukët mbi të cilët mbështeten. E shumë stoli të tjera.. - Edhe shkallët, që i përdorin për të hipur në tarracat e shtëpive të tyre, do t’ua bënte prej argjendi. Pra, i Madhëruari do t’u jepte ç’të dëshironin. Por Ai nuk e bën këtë, nga mëshira e madhe dhe përkujdesi i Tij për të dashurit dhe të zgjedhurit e Tij besimtarë, të cilët, nëse Zoti do t’u jepte qafirëve të tilla pasuri, kjo do t’i trazonte shpirtrat e tyre dhe do t’i tundonte për të shkuar drejt gjynaheve, mosbindjes dhe harresës së qëllimit kryesor pse janë krijuar, pra, të adhurimit të Allahut. Nga ana tjetër, kjo tregon se Allahu i Madhëruar mund t’i privojë besimtarët në përgjithësi ose ndonjë grup prej tyre, për t’i ndihmuar ata.