And We gave them clear proofs of the matter [of religion]. And they did not differ except after knowledge had come to them – out of jealous animosity between themselves. Indeed, your Lord will judge between them on the Day of Resurrection concerning that over which they used to differ. (Al-Jathiyah [45] : 17)
Sherif Ahmeti:
U patëm dhënë edhe fakte te qarta për çështjen e fesë. Mirëpo, për shkak të zilisë që kishin ndërmjet vete, ata u përçanë vetëm atëherë kur u erdhi dija që ta kuptojnë, s’ka dyshim se Zoti yt në ditën e kijametit do të gjykojë në mes tyre për shkaçet e përçarjes së tyre (Al-Jathiyah [45] : 17)
1 Feti Mehdiu
Dhe u kemi dhënë argumente të qarta për fenë, mirëpo ata u përçanë tek pasi u informuan, për shkak të zilisë ndërmjet vet. Zoti yt, me siguri, do t’i gjykojë në Ditën E kijametit për atë rreth së cilës u konfrontuan
2 Hassan Efendi Nahi
Gjithashtu, Ne u dhamë udhëzime të qarta mbi besimin, por ata u përçanë, atëherë kur u erdhi dituria, pasi patën smirë në mes tyre. Zoti yt, me siguri, do t’i gjykojë (ata) në Ditën e Kiametit për kundërshtitë që patën.
3 Tafsir as-Saadi
U dhamë edhe fakte të qarta për çështjet fetare. - Zoti u dha bijve të Israilit fakte të qarta dhe të padiskutueshme, nëpërmjet të cilave ata mund të dallonin të vërtetën nga e kota dhe të gjenin rrugën e drejtë. Këto fakte u përforcuan më shumë me mrekulli të shumta, që Zoti ua shfaqi atyre në duart e Musait (a.s.). Kështu, të gjitha këto mrekulli dhe argumente të qarta duhej t’i nxisin ata që të bashkoheshin rreth të vërtetës, për të zbatuar porositë e sjella nga profeti i Zotit. Por ata u sollën krejtësisht kundër asaj që pritej dhe që ishte detyrë për ta. Ata filluan të përçaheshin pikërisht rreth asaj të vërtete, siç thotë i Madhëruari:
Por edhe pasi iu dha dituria, ata u përçanë për shkak të zilisë që kishin ndërmjet tyre. - Dija që iu dhurua atyre duhej t’i bënte që të mos kishin mospajtime, por padrejtësia kundrejt njëri-tjetrit i përçau keq e më keq.
Në Ditën e Kijametit, Zoti yt do të gjykojë mes tyre për çdo gjë që ata kundërshtoheshin. - Allahu i Lavdëruar do ta qartësojë të vërtetën nga e kota dhe do t’i dallojë mbrojtësit e të vërtetës nga mbrojtësit e të kotës. Gjithashtu, Ai do të zbulojë edhe shkakun që i shtyu ata të përçaheshin, siç është ndjekja e epshit apo diçka tjetër.