Iz qaalal hawaariyyoona yaa 'Eesab na Maryama hal yastatee'u Rabbuka ai yunaz zila 'alinaa maaa'idatam minas samaaa'i qaalat taqul laaha in kuntum mu'mineen (al-Māʾidah 5:112)
[And remember] when the disciples said, "O Jesus, Son of Mary, can your Lord send down to us a table [spread with food] from the heaven?" [Jesus] said, "Fear Allah, if you should be believers." (Al-Ma'idah [5] : 112)
Sherif Ahmeti:
Dhe (përkujto) kur Havarijjunët thanë: “O Isa, bir i Merjemes, Zoti ta mund të na zbresë një tryezë nga qielli?” (Isai) tha: “Keni frikë All-llahun nëse jeni besimtarë!” (Al-Ma'idah [5] : 112)
1 Feti Mehdiu
Kur dishepujt thanë: “O Isa, i biri i Merjemes, a mundet Zoti yt të na zbresë një tryezë nga qielli? Ai u tha: “Frikësohuni All-llahut, nëse jeni besimtarë!”
2 Hassan Efendi Nahi
Kujto kur dishepujt thanë: “O Isa, i biri i Merjemes, a mundet Zoti yt të na zbresë një sofër prej qielli?” Ai tha: “Kini frikë Allahun, nëse jeni besimtarë të vërtetë!”
3 Tafsir as-Saadi
Kujto kur dishepujt thanë: “O Isa, biri i Merjemes! A mundet Zoti yt të na zbresë një sofër nga qielli?” - Dishepujt kërkuan një tryezë me ushqim. Në fakt, kjo kërkesë nuk u bë për shkak të ndonjë dyshimi rreth fuqisë të Allahut të Madhëruar, sepse ajo u bë me tepër edukatë. Por duke qenë se kërkesa, në njëfarë kuptimi, binte ndesh me nënshtrimin e plotë ndaj Zotit, Isai i këshilloi dishepujt e tij:
Ai u tha: “Kijeni frikë Allahun, nëse jeni besimtarë!” - Besimi në zemër e bën njeriun të ruajë gjithmonë bindjen e devotshmërinë ndaj Allahut, pa qenë nevoja të kërkojë shenja dhe mrekulli, pas të cilave nuk e di çfarë do të ndodhë. Por dishepujt e qetësuan Isain, duke i thënë se nuk kishin patur atë qëllim, por një qëllim tjetër, që ishte i mirë. Ata e kishin bërë kërkesën, sepse kishin nevojë të hanin: