Then Allah sent a crow searching [i.e., scratching] in the ground to show him how to hide the disgrace of his brother. He said, "O woe to me! Have I failed to be like this crow and hide the disgrace [i.e., body] of my brother?" And he became of the regretful. (Al-Ma'idah [5] : 31)
Sherif Ahmeti:
All-llahu dërgoi një sorrë, e cila groponte në dhe, për r’i reguar atij se si ta mbulojë trupin e të vëllait. E ai i tha: “I mjei unë, a nuk qesh i afrë të bëhem si kjo sorrë, e a mbuloja trupin e vëllait tim?” Ashtu mbeti i penduar (Al-Ma'idah [5] : 31)
1 Feti Mehdiu
All-llahu dërgoi një sorrë të çapurisë nëpër tokë për t’i treguar si duhet fshehur trupin e vëllaut të vet. “I mjeri unë!” tha ai, - “E unë as sa kjo sorrë nuk mundkam të fsheh trupin e vëllaut tim”? Dhe u pendua
2 Hassan Efendi Nahi
Allahu dërgoi një sorrë që rrëmihte në tokë, për t’i treguar se si ta mbulonte kufomën e të vëllait. (Kabili) tha: “I mjeri unë, a nuk qenkam i zoti të bëhem si kjo sorrë e ta mbuloj trupin e tim vëllai?!” E u bë nga të penduarit.
3 Tafsir as-Saadi
Allahu dërgoi një sorrë, e cila gërmonte në dhé, për t’ia treguar atij se si ta mbulonte trupin e të vëllait. - Sorra gërmonte në tokë për të groposur një sorrë tjetër të ngordhur, për t’i treguar në këtë mënyrë atij se si ta varroste dhe mbulonte trupin e vëllait të tij të vdekur. Kur flet për trupin e të vdekurit, Allahu i Lartësuar thotë: “për t’i treguar atij se si ta mbulojë trupin (seuete) e vëllait”. Fjala ‘seuete’ do të thotë ‘vend i turpshëm’. Kjo tregon se trupi i vdekur është si auret, prandaj duhet mbuluar.
Ai tha: “I mjeri unë! Nuk qeshë i aftë as edhe sa kjo sorrë e ta mbuloja trupin e (vdekur të) vëllait tim?” Ashtu mbeti i dëshpëruar. - Ky është gjithmonë fundi i krimeve: trishtim, dëshpërim dhe humbje.