Say, "O People of the Scripture, do not exceed limits in your religion beyond the truth and do not follow the inclinations of a people who had gone astray before and misled many and have strayed from the soundness of the way." (Al-Ma'idah [5] : 77)
Sherif Ahmeti:
Thuaju: “O ithtarë të librit, mos e teproni në fenë tuaj jashtë të vërtetës dhe mos shkoni pas epsheve të një populli mëparshëm që ka humbur, që ka shkakttjerëve dhe që u largua në tërsi prej rrugës së drejtë (Al-Ma'idah [5] : 77)
1 Feti Mehdiu
Thuaj: “O ithtarë të Librit, mos e teproni në fenë tuaj, me pa të drejtë, dhe mos pasoni epshet e njerëzve që kanë humbur moti dhe që shumica i kanë shpjerë në humbje, ndërsa vetë e kanë lëshuar rrugën e drejtë!”
2 Hassan Efendi Nahi
Thuaj: “O ithtarët e Librit! Mos i shkelni kufijtë e së vërtetës në besimin tuaj dhe mos ndiqni dëshirat e një populli, që gaboi më parë, nxori prej udhës së drejtë shumë njerëz dhe vetë u shmang nga udha e drejtë”.
3 Tafsir as-Saadi
Allahu i Lartësuar e porosit Profetin e Tij që t’u drejtohet ithtarëve të Librit me një këshillë të rëndësishme:
Thuaju: “O ithtarë të Librit! Mos e teproni me fenë tuaj, duke dalë jashtë të vërtetës,...” - Kuptimi: Mos i kaloni kufijtë, mos kaloni nga e vërteta tek e kota, - sikurse vepruan në fakt me pretendimet e gabuara rreth Mesihut, apo edhe me madhërimin e udhëheqësve të tyre.
“...dhe mos shkoni pas dëshirave të njerëzve para jush, që kanë humbur rrugën, kanë shkaktuar humbjen e shumë të tjerëve dhe që janë larguar shumë prej rrugës së drejtë”. - Kurrë mos ndiqni hapat e gabuara të njerëzve që devijuan nga e vërteta, madje devijuan nga e vërteta edhe shumë të tjerë, duke u dhënë një besim dhe fe të gabuar. Kështu, ata bënë njëherësh dy të këqija: devijimin e vetes dhe devijimin e të tjerëve. Këta janë udhëheqësit e ligësisë dhe të devijimit, prej të cilëve Allahu i Madhëruar na ka urdhëruar që të ruhemi dhe të mos i pasojmë. Kurrë nuk duhet të ndjekim dëshirat e shfrenuara dhe mendimet devijuese të tyre. Pastaj i Madhëruari thotë: