And in yourselves. Then will you not see? (Adh-Dhariyat [51] : 21)
Sherif Ahmeti:
Po edhe në veten tuaj. A nuk jeni kah e shihni (Adh-Dhariyat [51] : 21)
1 Feti Mehdiu
Si edhe në vet ju, a nuk e shihni
2 Hassan Efendi Nahi
po edhe në vetet tuaja - a nuk e shihni vallë?
3 Tafsir as-Saadi
Duke i ftuar robërit e Tij të meditojnë dhe të marrin mësim, Allahu i Lartësuar thotë:
Në Tokë ka shenja për ata që besojnë me bindje, por edhe në vetet tuaja! A nuk i shihni, vallë? - Në shenjat e Tokës përfshihet gjithçka që gjendet në të, si detet, malet, lumenjtë, pemët, bimët. Të gjitha këto i tregojnë çdokujt që kërkon të nxjerrë mësime për madhështinë e Krijuesit të tyre, për gjerësinë dhe gjithëpërfshirjen e pushtetit dhe sundimit të Tij. Ato dëshmojnë për bamirësinë e pakufishme dhe për dijen absolute të Allahut. Gjithashtu, edhe vetë njeriu është dëshmi e urtësisë, dijes dhe mëshirës së madhe të Krijuesit. Allahu është Një dhe i Vetëm. Ai është El Samed, të Cilit të gjitha krijesat i drejtohen me lutje dhe për ndihmë. Këto krijesa të mrekullueshme tregojnë se Zoti i ka krijuar ato për një qëllim të madh.