So flee to Allah. Indeed, I am to you from Him a clear warner. (Adh-Dhariyat [51] : 50)
Sherif Ahmeti:
Pra, ikni e mbështetuni te All-llahu, unë prej Tij jam një qortues i hapët (Adh-Dhariyat [51] : 50)
1 Feti Mehdiu
“Prandaj, shpejtoni te All-llahu, unë nga ai jam (i dërguar) t’iu tërheq vërejtjen haptazi
2 Hassan Efendi Nahi
“Andaj, ikni (prej dënimit) drejt (shpërblimit të) Allahut, se unë vërtet që jam dërguar te ju prej Tij, si paralajmërues i qartë!
3 Tafsir as-Saadi
Atëherë, nxitoni për tek Allahu! Unë vij tek ju si paralajmërues i qartë prej Tij. - Qëllimi është që robërit të rendin të pendohen tek Allahu i Madhëruar, të largohen menjëherë nga çdo gjë që Ai e urren dhe e ka ndaluar, të nxitojnë të largohen nga injoranca drejt dijes, nga kufri në iman, nga mosbindja në bindje, nga hutimi në kujtim të vazhdueshëm të Zotit. Ai që i plotëson këto kushte ka plotësuar besimin e tij, ka shpëtuar nga çdo gjë së cilës i druhet dhe ka për të arritur gjithçka që e synon dhe e dëshiron. Kur i frikësohesh diçkaje, nxiton të largohesh prej saj. Por e kundërta ndodh kur ke frikë Zotin. Kur i frikësohesh Zotit, nxiton t’i afrohesh Atij. Vetëm kështu mund të gjesh prehje dhe qetësi. Me afrimin te Zoti arrihet çdo mirësi dhe largohet çdo frikë e pasiguri. Prania e Tij sjell lumturi dhe gëzim. Sa më shumë ta kesh frikë Zotin, aq më shumë nxiton drejt Tij i bindur dhe i nënshtruar, me dashuri për Të dhe duke e madhëruar.