The heart did not lie [about] what it saw. (An-Najm [53] : 11)
Sherif Ahmeti:
Zemra nuk mohoi atë që pa (An-Najm [53] : 11)
1 Feti Mehdiu
Zemra nuk e mohoi atë çka e ka parë
2 Hassan Efendi Nahi
Zemra (e Muhamedit) nuk gënjen për atë që ka parë.
3 Tafsir as-Saadi
Zemra nuk e kundërshtoi atë që ai pa. - Zemra, dëgjimi, shikimi dhe e gjithë qenia e Muhamedit (a.s.) u përqendrua për të marrë Shpalljen nga Zoti i Lartësuar. Ky është argument që tregon se sa e përkryer ishte mënyra me të cilën Profeti (a.s.) mori Shpalljen nga Allahu i Madhëruar. Ai e mori Shpalljen në mënyrë shumë të sigurt, që nuk lejonte asnjë dyshim apo luhatje. Zemra e tij nuk e mohoi atë që i panë sytë. Asnjë pasiguri nuk zuri vend në zemrën e tij. Ka shumë mundësi që këtu të bëhet fjalë për shenjat e mëdha që Muhamedi (a.s.) pa Natën e Israsë, dhe ky është shpjegimi më i saktë i ajetit. Disa të tjerë janë të mendimit se këtu bëhet fjalë për shikimin e Zotit të Lartësuar nga ana e Profetit (a.s.) dhe dëgjimin e fjalëve që Zoti i drejtoi atij Natën e Israsë. Ky është qëndrimi i shumë dijetarëve, - Allahu i mëshiroftë, - të cilët pohojnë se Profeti (a.s.) e pa Zotin e tij në dynja. Sidoqoftë, mendimi më i saktë është se Profeti (a.s.) pa disa shenja të mëdha të Zotit të Lartësuar, por edhe Xhibrilin (a.s.), sikurse kuptohet nga konteksti. Profeti (a.s.) e ka parë Xhibrilin (a.s.) në formën e tij reale dy herë: një herë në kupën e qiellit të dynjasë, në kohën e shpalljes, dhe herën e dytë mbi qiellin e shtatë, Natën e Israsë, siç thotë i Lartësuari: