[Their] assembly will be defeated, and they will turn their backs [in retreat]. (Al-Qamar [54] : 45)
Sherif Ahmeti:
Grupi do të pësojë disfatë dhe ata do të kthehen prapa (Al-Qamar [54] : 45)
1 Feti Mehdiu
Grupi së shpejti do të jetë i mundur dhe ata do të ikin
2 Hassan Efendi Nahi
Së shpejti do të thyhet grupi dhe (secili prej tyre) do t’ia mbathë.
3 Tafsir as-Saadi
Ai grup shpejt do të pësojë disfatë dhe ata do të ikin me të shpejtë (të tmerruar). - Dhe ndodhi vërtet ashtu sikurse njoftoi i Gjithëdituri e i Gjithëpushtetshmi. Allahu i Madhëruar e poshtëroi grupin e tyre më të madh në Bedër. Atë ditë u vranë shumë krerë të kufrit dhe armiq të Profetit (a.s.). Kështu, Zoti e ndihmoi Profetin e Tij, fenë e Tij dhe adhuruesit e Tij besimtarë. Por nuk do të ishte ky fundi i dënimit për të mjerët. Ata i pret një ditë e madhe, dita kur do të tubohen të parët dhe të fundit, si ata që vuajtën dënim në jetën e dynjasë, ashtu edhe ata që jetuan përkohësisht deri në afatin që Zoti i kishte caktuar: