Then is it to this statement that you are indifferent (Al-Waqi'ah [56] : 81)
Sherif Ahmeti:
A, ndaj këtij ligjërimi (Kur’ani) ju jeni që e gënjeni (Al-Waqi'ah [56] : 81)
1 Feti Mehdiu
A këtë fjalë (Kur’ani) ju e nënçmoni
2 Hassan Efendi Nahi
Vallë, një Fjalë të tillë ju e mohoni
3 Tafsir as-Saadi
Atëherë, si e mohoni këtë Fjalë? - Ky është libër madhështor, kujtim nga Zoti, ndërsa ju frikësoheni prej krijesave dhe prej shpotive të tyre?! Ky nuk është qëndrim i drejtë. Kur'ani nuk është libër për të cilin duhet të ruhesh nga opinioni i njerëzve. Kështu mund të trajtohet ndonjë libër për të cilin ka pasiguri rreth vërtetësisë së tij, por jo Kur'ani. Kur'ani famëlartë është e Vërteta. Kushdo që e lufton atë, ka për t’u mundur dhe dështuar, kushdo që përpiqet ta mposhtë, ka për t’u poshtëruar. Ai është libër që nuk pranon të lihet në hije dhe të harrohet, por ai duhet të zbatohet, të respektohet dhe të përhapet.