So when they forgot that by which they had been reminded, We opened to them the doors of every [good] thing until, when they rejoiced in that which they were given, We seized them suddenly, and they were [then] in despair. (Al-An'am [6] : 44)
Sherif Ahmeti:
Meqë lanë pas dore atë me çka u këshilluan (t’i i drejtohen Zotit), Ne ua hapëm dyrt e çdo gjëje (begatie) derisa kur u gëzuan për atë që ju kishte dhënë, i kapëm befas, e ata mbetën të zhgënjyer (Al-An'am [6] : 44)
1 Feti Mehdiu
Dhe kur ta harronin atë me çka u është tërhequr vërejtja, Ne do t’ua hapnim dyert e gjithçkafës, ashtu që kur të gëzoheshin për atë që u është dhënë, do t’i befasonim me dënim e ata do të trishtohen
2 Hassan Efendi Nahi
Kur ata i harruan paralajmërimet Tona, Ne ua hapëm dyert e çdo mirësie. Por, sapo po gëzoheshin me atë që u dhamë, Ne i dënuam befasisht dhe atëherë ata u zhytën në dëshpërim.
3 Tafsir as-Saadi
Por meqë ata i shpërfillën porositë, Ne ua hapëm të gjitha dyert (e kënaqësive)... - Kur i harruan shpalljet e sjella nga profetët, Allahu i Lartësuar ua hapi atyre portat e kënaqësive të kësaj dynjaje, që ata të zhyteshin edhe më keq në humbje. Kjo qe vetëm njëra nga format e ndëshkimit, sepse Allahu i Madhëruar thotë më pas:
...dhe, kur ata po gëzonin për ato që u ishin dhënë, i ndëshkuam në befasi, e ata mbetën të pashpresë. - Këtë radhë, ndëshkimi i la thellësisht të dëshpëruar. Ata i prenë shpresat nga çdo e mirë. Ky qe ndëshkimi më i rëndë e më i dhembshëm, sidomos kur ishin të pavëmendshëm, të qetë e në mes të kënaqësive të tyre. Një ndëshkim që ndërpret kënaqësitë është shumë herë më i dhembshëm dhe dëshpërues.