Thamud and Aad denied the Striking Calamity [i.e., the Resurrection]. (Al-Haqqah [69] : 4)
Sherif Ahmeti:
Themudi dhe Adi përgënjeshtruan tronditjen (kijametin) (Al-Haqqah [69] : 4)
1 Feti Mehdiu
Themud dhe Ad e përgënjeshtruan shkatërrimin e botës
2 Hassan Efendi Nahi
Fiset Themud dhe Ad e mohuan Gjëmimin e tmerrshëm[1],
[1] Kiametin.
3 Tafsir as-Saadi
Themudi dhe Adi mohuan Ditën e Tmerrit. - Themudi ishte një popull që banonte në Hixhër. Allahu i Lartësuar dërgoi tek ata profetin Salih (a.s.), për t'i këshilluar që t’i largoheshin shirk-ut dhe të adhuronin vetëm Allahun Krenar dhe të Lartësuar si Një, të Vetëm dhe të Pashoq. Por ata e refuzuan ftesën e tij dhe e mohuan atë. Ata nuk e besuan lajmin e madh të Ditës së Kijametit, të ashtuquajturës “el Kâriatu”. Ajo quhet kështu sepse jeķra'u - të tmerron me pamjet dhe situatat e saj të frikshme dhe dëshpëruese. Kështu veproi edhe populli i Adit, të cilët jetonin në Hadrameut. Allahu i Lartësuar dërgoi mes tyre profetin Hud (a.s.). Edhe ai i ftonte në teuhid dhe të besonin Ditën e Kijametit, por ata nuk e pranuan. Atëherë, Allahu i Lartësuar i shkatërroi këta dy popuj me një ndëshkim të përshpejtuar që në këtë dynja: