And We wrote for him on the tablets [something] of all things – instruction and explanation for all things, [saying], "Take them with determination and order your people to take the best of it. I will show you the home of the defiantly disobedient." (Al-A'raf [7] : 145)
Sherif Ahmeti:
Dhe i përshkruan atij në pllaka çdo gjë (që i nevojitej), si këshillim dhe sqarim për secilin send. “Merri këto me seriozitet dhe urdhëroje popullin tënd që t’i përvetësojë më të mirat e tyre (dispozitat me shpërblim më të madh). Unë do t’ua tregoj vendbanimin mëkatarëve (Al-A'raf [7] : 145)
1 Feti Mehdiu
Dhe ne atij ia shkruam këshillën për çdo send në pllaka edhe sqarime për çdo send. Pranoi ato bindshëm dhe urdhëroje popullin tënd të marrin atë që është më e mirë!” Do t’ua tregoj vendin e mbrapshtarëve
2 Hassan Efendi Nahi
Ne i shkruam në Pllaka udhëzime dhe shpjegime për gjithçka: “Merri këto me bindje dhe urdhëroje popullin tënd që t’i përvetësojë në mënyrën më të mirë. Unë do t’ju tregoj shtëpinë e të pabindurve.
3 Tafsir as-Saadi
Ne i shkruam atij në pllaka urdhra të shumta, për të qenë këshillë dhe sqarim për çdo çështje.... - Ne i shkruam në pllaka gjithçka për të cilën kanë nevojë njerëzit. Aty do të gjejnë inkurajim për të kryer vepra të mira dhe për t’u larguar nga veprat e këqija. Shpallja është shtjellim i plotë i dispozitave ligjore, normave të besimit dhe i virtyteve të larta.
“Zbatoi këto me përkushtim dhe urdhëroje popullin tënd që të zbatojë më të mirat porosi! - Allahu i Lartësuar e urdhëroi që ta pranonte Shpalljen me forcë dhe qëndrueshmëri, me vullnet për ta zbatuar plotësisht atë. Gjithashtu, Musai duhet të urdhëronte popullin që të merrte më të mirat e asaj Shpalljeje, duke iu bindur të gjitha porosive, qofshin ato të detyrueshme, qofshin të pëlqyeshme, që e kënaqin Allahun e Lartësuar. Kjo tregon se të gjitha porositë e Allahut të Madhëruar janë të plota, të drejta dhe të mira.
Unë do t’jua tregoj vendbanimet (rrënojat) e të pabindurve.” - Pasi i shkatërroi ata, Allahu i Lartësuar bëri që vendbanimet e tyre të mbeteshin, si mësim për ata që do të vinin më pas. Në fakt, të vetmit që nxjerrin mësim nga këto histori janë besimtarët e vërtetë, që janë modestë e të bindur.