And among the people of Moses is a community which guides by truth and by it establishes justice. (Al-A'raf [7] : 159)
Sherif Ahmeti:
Edhe prej populloit të Musait qe një grup që udhëzoi drejtë dhe iu përmbajt asaj (drejtësisë) (Al-A'raf [7] : 159)
1 Feti Mehdiu
Nga populli i Musaut ka një grup njerëzish të cilët udhëzojnë në rrugë të drejtë dhe atë e zbatojnë me drejtësi
2 Hassan Efendi Nahi
Te populli i Musait ka pasur disa njerëz që udhëhiqnin dhe zbatonin drejtësinë nën dritën e së vërtetës.
3 Tafsir as-Saadi
Te populli i Musait kishte njerëz që udhëzonin në të vërtetën dhe, nëpërmjet saj, mbanin drejtësinë. - Duke iu përmbajtur të vërtetës, ata u tregonin njerëzve të drejtën dhe gjykonin me drejtësi në çdo çështje. Në një ajet tjetër, Allahu i Lartësuar thotë: “Prej tyre, Ne bëmë prijës që, me urdhrin Tonë, udhëzonin tek e drejta, pasi ata ishin të durueshëm dhe ndaj argumenteve Tona ishin të bindur.” Siç shihet, në këto ajete tregohet grada e lartë e popullit të Musait. Allahu i Lartësuar i bëri ata që të ishin udhëzues në rrugën e drejtë, nëpërmjet të vërtetës që Ai u kishte dhuruar. Këto ajete, me sa duket, bëjnë një baraspeshë të gjendjes së bijve të Izraelit. Dikush mund të krijojë përshtypjen se ata gjithmonë kanë gabuar, kanë qenë të devijuar dhe se asnjëherë nuk i janë bindur Allahut të Lartësuar. Por e vërteta është se prej tyre ka pasur njerëz të udhëzuar drejt, të cilët udhëzonin edhe të tjerët nëpërmjet të vërtetës, që ua mësonin me korrektësi. Ata e njihnin të drejtën dhe gjykonin gjithmonë me drejtësi. Ata ishin të përqendruar në rrugën e Allahut të Lartësuar.