And the companions of the Fire will call to the companions of Paradise, "Pour upon us some water or from whatever Allah has provided you." They will say, "Indeed, Allah has forbidden them both to the disbelievers (Al-A'raf [7] : 50)
Sherif Ahmeti:
Banuesit e zjarrit i thërrasin (dhe i lusin) ata në Xhennet (duke ju thënë): “Na qitni diç nga uji apo nga ajo që u ka dhënë All-llahu (se mbaruam nga etja)!” Ata (në Xhennet) thonë: “All-llahu i ka ndaluar që të gjitha këto për jobesimtarët!” (Al-A'raf [7] : 50)
1 Feti Mehdiu
Kurse banorët e zjarrit do të thërrasin banorët e xhenetit: “Derdhni edhe mbi ne pak ujë ose diçka prej asaj me çka ju ka dhuruar All-llahu!”, e ata do të thonë: “All-llahu i ka ndaluar këta për mosbesimtarët”
2 Hassan Efendi Nahi
Banorët e zjarrit do t’u thërrasin banorëve të Xhenetit: “Derdhni pak ujë te ne ose diçka nga ajo që ju ka dhuruar Allahu!” Ata thonë: “Në të vërtetë, Allahu këto i ka ndaluar për mohuesit,
3 Tafsir as-Saadi
Banorët e Zjarrit do t'u thërrasin banorëve të Xhenetit:... - Kur ndëshkimi të arrijë në kulm dhe kur t'i ketë dërrmuar uria dhe etja, banorët e Zjarrit do t’u drejtohen banorëve të Xhenetit për ndihmë, duke u thënë:
“Na jepni ndopak ujë ose diçka nga ato që ju ka dhënë Allahu!” - Na jepni pak prej ushqimeve dhe mirësive që ju ka falur Zoti! Por banorët e Xhenetit do t’u kthejnë këtë përgjigje:
Ata do të përgjigjen: “Allahu i ka ndaluar këto gjëra për jobesimtarët.” - Allahu i Lartësuar e ka bërë të ndaluar ushqimin dhe pijet e Xhenetit për mohuesit. Ky është ndëshkimi i merituar për mosbesimin e tyre në Shpalljen e Zotit. Ky është ndëshkimi për ata që tallen me fenë e Zotit, për të cilën janë urdhëruar të jetojnë sipas saj. Nëse do ta zbatonin këtë fe, do të meritonin shpërblimin e mrekullueshëm në Xhenetin e përjetësisë. Por ata të mjerë e panë me mospërfillje fenë e Zotit dhe u tallën me të, sikur ishte një lojë e parëndësishme, në vend që ta nderonin e respektonin, duke e zbatuar dhe jetuar sipas saj. Ata u harruan në dëfrimet dhe kotësitë e kësaj jete mashtruese, duke lënë pas shpine vetë qëllimin pse ata u krijuan.