No! Indeed, We have created them from that which they know. (Al-Ma'arij [70] : 39)
Sherif Ahmeti:
Kurrsesi! Ne i krijuam ata nga ajo çka ata e dinë (Al-Ma'arij [70] : 39)
1 Feti Mehdiu
Kurrë! Ne ata i kemi krijuar prej asaj që e dinë
2 Hassan Efendi Nahi
Kurrsesi! Vërtet që ata e dinë nga çfarë i kemi krijuar!
3 Tafsir as-Saadi
Kurrsesi! Ne i krijuam ata prej asaj që ata e dinë. – Përkundrazi, çështja nuk qëndron sikurse ëndërrojnë jobesimtarët. Ata kurrë nuk kanë për ta arritur me forcat e tyre atë që dëshirojnë. Ne i kemi krijuar ata prej një lloj lëngu, që hidhet me forcë, sikurse thotë i Lartësuari: “Le të shikojë njeriu se prej çfarë është krijuar! Ai është krijuar prej një lëngu, që hidhet fuqishëm, Që del nga mesi i shpinës dhe dërrasa e gjoksit.” [Tarik 5-7]. Ata janë shumë të dobët dhe nuk kanë as më të voglën mundësi për t’i bërë dobi vetes apo për ta dëmtuar atë. Ata nuk kanë mundësi të japin jetë dhe vdekje dhe as të ringjallin, sikurse thotë i Lartësuari në një ajet tjetër: “Megjithatë ata (idhujtarët) adhuruan në vend të Tij zota të tjerë, të cilët nuk mund të krijojnë asgjë, sepse edhe vetë janë të krijuar. Ata nuk kanë në dorë për veten as dëm e as dobi; nuk kanë në dorë as vdekje as jetë e as ringjallje.” [Furkan 3].