To worship Allah, fear Him and obey me. (Nuh [71] : 3)
Sherif Ahmeti:
Adhuronie All-llahun, kini frikë prej Tij dhe mua më dëgjoni (Nuh [71] : 3)
1 Feti Mehdiu
Adhurone All-llahun, edhe frikësohuni prej Atij, edhe më dëgjoni mua
2 Hassan Efendi Nahi
që të adhuroni Allahun, t’i frikësoheni Atij e të më bindeni mua,
3 Tafsir as-Saadi
“Adhurojeni Allahun, ruhuni prej Tij dhe bindmuni mua!” - Ai i urdhëroi që të adhuronin Allahun dhe t’i ruheshin ndëshkimit të Tij duke e njësuar Atë në përkushtimin e adhurimeve, si dhe duke iu larguar idhujtarisë, me të gjitha rrugët e saj. Nuhu (a.s.) premtoi se nëse ata do tregoheshin të devotshëm ndaj Allahut, duke e njësuar Atë në adhurim dhe duke iu larguar idhujtarisë, Allahu i Madhëruar do t’ua mbulonte të metat dhe do t’ua falte gjynahet. Nëse Allahu i Lartësuar të fal gjynahet dhe të mbulon mangësitë, kjo do të thotë që i ke shpëtuar ndëshkimit dhe ke fituar shpërblimin e pamatë të Bujarit të Mëshirshëm. Gjithashtu, i Madhëruari premton se edhe në këtë botë do t’u mundësojë një jetë të mirë, deri në afatin e caktuar: