Say, "Indeed, I do not possess for you [the power of] harm or right direction." (Al-Jinn [72] : 21)
Sherif Ahmeti:
Thuaj: “Unë nuk kam në dorë që t’ju largojë dëmin, as t’ju sjell dobi!” (Al-Jinn [72] : 21)
1 Feti Mehdiu
Thuaj: “Unë nuk kam mundësi as për dëm as për dobi”
2 Hassan Efendi Nahi
Thuaj: “Unë nuk mund t’ju largoj ndonjë dëm e as t’ju sjell ndonjë dobi”.
3 Tafsir as-Saadi
Thuaj: “Unë nuk kam në dorë që t’ju dëmtoj dhe as t’ju udhëzoj në rrugë të drejtë.” - Allahu i Lartësuar e urdhëron Profetin e tij të dashur dhe të zgjedhur që t’i këshillojë njerëzit dhe t’ua bëjë të qartë se ai, si gjithë profetët e tjerë, është veçse një njeri, një krijesë e Allahut, një adhurues si të gjithë adhuruesit e Allahut. Në të nuk ka asgjë hyjnore apo mbinjerëzore. Çdo gjë është në dorën e Zotit të botëve dhe Sunduesit të gjithësisë, Allahut të Lartësuar. Kjo bëhet për t’i prerë rrugën çdo idhujtarie në lidhje me profetët e Allahut të Madhëruar. Dobia dhe dëmi janë në dorën e të Plotpushtetshmit absolut. Nëse Ai dëshiron të të dhurojë dhe begatojë me mirësitë e Tij, askush nuk mund ta pengojë Atë. Nëse Allahu dëshiron të të sprovojë me ndonjë të keqe, sipas drejtësisë dhe urtësisë së Tij, askush nuk mund ta ndalojë Atë dhe askush nuk mund të të ndihmojë për të shpëtuar prej përcaktimit të Tij. Vetëm Allahu udhëzon në rrugën e drejtë dhe vetëm Ai të shpëton nga humbja. Vetëm Allahut i kërkohet udhëzimi dhe vetëm tek Ai mund të mbështetesh plotësisht për arritjen e çdo të mire dhe largimin nga çdo e keqe. Profetët janë thjesht përcjellës të qartë dhe besnikë të Mesazhit hyjnor ndër njerëz. Ata janë adhurues të pastër dhe të sinqertë të të Madhëruarit. Ky është misioni i tyre, prandaj ata nuk duhen adhuruar.