Illaa balaagham minal laahi wa risaalaatih; wa many ya'sil laaha wa rasoolahoo fa inna lahoo naara jahannama khaalideena feehaaa abadaa (al-Jinn 72:23)
But [I have for you] only notification from Allah, and His messages." And whoever disobeys Allah and His Messenger – then indeed, for him is the fire of Hell; they will abide therein forever. (Al-Jinn [72] : 23)
Sherif Ahmeti:
(Nuk kam në dorë tjetër), përveç kumtimin prej All-llahut dhe përveç shpalljeve të Tij. Kush e kundërshton All-llahun dhe të dërguarin e tij, i tij është zjarri i Xhehennemit, aty do të jenë përgjithmonë, pambarim (Al-Jinn [72] : 23)
1 Feti Mehdiu
përveç kumtimit nga All-llahu dhe revelatat e Tij. Dhe kush është i padëgjueshëm ndaj All-llahut dhe Profetit të tij, me siguri e pret zjarri i xhehennemit, ku do të mbesin përgjithmonë
2 Hassan Efendi Nahi
Unë kam për detyrë veç t’ju përcjell atë që më vjen nga Allahu dhe mesazhet e Tij. Këdo që s’dëgjon Allahun dhe të Dërguarin e Tij, e pret zjarri i Xhehenemit, në të cilin do të mbetet përgjithmonë.”
3 Tafsir as-Saadi
Atyre që kundërshtojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij u takon zjarri i Xhehenemit, ku do të jenë përgjithmonë, pa mbarim. - Këtu është fjala për kundërshtimet që konsiderohen si kufër apo idhujtari. Ata që bëjnë të tilla kundërshtime janë të kërcënuar me qëndrim të përjetshëm në zjarrin e Xhehenemit, ndërsa ata që bëjnë gabime poshtë kufrit dhe idhujtarisë nuk do të vuajnë përjetësisht në Xhehenem, sikurse tregojnë ajetet e Kur'anit dhe hadithet e sakta të Profetit (a.s.). Ky është një mendim konsensual dhe i pakundërshtueshëm i dijetarëve të parë dhe imamëve të këtij umeti.