And the winds that blow violently (Al-Mursalat [77] : 2)
Sherif Ahmeti:
Që janë shumë të stuhishme e shkaktojnë furtunë (Al-Mursalat [77] : 2)
1 Feti Mehdiu
Dhe ata që shpejtojnë fortunën
2 Hassan Efendi Nahi
për ato që shpejtojnë shtrëngatën,
3 Tafsir as-Saadi
...Për ata që janë të shpejtë si fortune, - Edhe ky është një përshkrim i melekëve, si robër të bindur e të nënshtruar, të cilët nxitojnë menjëherë që të zbatojnë urdhrat, detyrimet dhe misionet e ngarkuara nga i Madhëruari. Ata janë të shpejtë dhe të përpiktë në zbatimin e urdhrave dhe realizimin e detyrave. Ata janë të shpejtë si stuhitë e furishme. Por ka mundësi që ky të jetë një betim në stuhitë e furishme kur fryjnë me furi. Në këtë rast kuptimi do të ishte “Për erërat që fryjnë furishëm!”